“Vendi po shkon në zgjedhje, me vet dëshirën e Kurtit”

Politika

“Vendi po shkon në zgjedhje, me vet dëshirën e Kurtit”

Nga: D.B. Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:28
Albin Kurti dhe Agim Veliu

Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar sot Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Mësohet se shkarkimi është bërë për shkak se ministri mbrëmë u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri gjithashtu tha se ky ministër ka përhapur panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

E në lidhje me këtë analisti politik Faton Mehmeti ka thënë shkarkimi i Agim Veliut, nga pozita e tij është pretekst i gjetur nga kryeministri Albin Kurti për të shkuar në zgjedhje.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo çështje po nxitet nga presioni amerikan, që brenda pranverës të përfundojë marrëveshja me Serbinë. "Duke shkuar në zgjedhje qëllimi i Albinit është të shtyj procesin deri pas mbarimit të zgjedhjeve në SHBA, me shpresën se me ardhjen eventuale të një presidenti të ri të ndryshohet kursi ndaj Kosovës. Kështu që vendi po shkon në zgjedhje, me vet dëshirën e Kurtit”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat