“Nuk është koha për lojëra politike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për vendin”

Politika

“Nuk është koha për lojëra politike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për vendin”

Nga: D.B. Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:52
Kurti-Isa

Në Kosovë nuk kemi rritje të madhe të koronavirusit dhe se Qeveria jonë ka qenë e menjëhershme në marrjen e shumë masave parandaluese, si masa efikase.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi, i cili në prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se edhe personeli mjekësor është vu në gjendje vepruese dhe kjo shihet se vullneti ekziston tek shumica për ta luftuar në mënyrë efikase dhe të përgjegjshme këtë lëngatë.

Image
Skender Mulliqi

“Një pjesë bukur e madhe nuk i ka kushtet e banimit hiq të mira, dhe sigurisht se ju mungojnë edhe gjërat elementare për tu mbrojte sipas udhëzimeve mjekësore. Mirë do të ishte që Qeveria të bën diçka hall, për tu dalë në ndihmë. Do të ishte e udhës që në vend të jetës virtuale që shumë ju kemi dhënë, dhe atë verbërisht ti kthehemi realitetit dhe ti ndryshojmë paradigmat mediatike. Sigurisht se shumica sot po shërbehen me portale dhe rrjete tjera sociale, për tu informuar për më të rejat rreth Koronavirusit”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai ka thënë se edhe në këto rrethana dikush qëllimisht dhe për leverdi ekonomike po fut frikë dhe panik të popullata.

“Kjo është e papërgjegjshme dhe e pa moralshme, me arsye ekziston optimizmi së edhe kjo e ligë do të tejkalohet në Kosovë, e në botë duke ju kthyer shpejt jetës normale. Do të kalon edhe kjo histeri, por që nevojitet pak durim nga të gjithë ne. Por ne sikur jemi mësuar tashmë të jetojmë më vështirësi historikisht dhe sigurisht pas kalimit të kësaj epidemie bota do të duket më ndryshe, kështu edhe bota shqiptare. Shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut nga kryeministri Kurti, sigurisht se ka një baze, kur dihet se askush nuk ka të drejtë të dalë mbi vendimet e qeverisë, e as Veliu, dhe aq më keq kur një ministër jep deklarata të pamatura për opinion”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, nuk ka ardhur situata që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Qeveria është duke i përcjellë mirë rrjedhën e ngjarjeve dhe ndihmat e nevojshme në terren me një mobilizmim maksimal, andaj nuk shoh këtu nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, siç po e kërkon atë presidenti, Hashim Thaçi. LDK-ja duhet të jetë koperuese dhe unike bashkë me VV-në deri në fund, kur dihet se çfarë e kemi situatën momentale. Thënë shkurt tani nuk është koha për lojëra politike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për vendin”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat