”Rënia e Qeverisë dhe vampirizmi i PAN-it”

Politika

”Rënia e Qeverisë dhe vampirizmi i PAN-it”

Nga: D.B. Më: 19 mars 2020 Në ora: 13:31
Objekti i Qeverisë

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani përmes një postimi në facebook, ka thënë se apetitet janë rritur tek PAN-i për të rikthyer sundimin që kishin dhe zhvatjen e pandalshme të pasurive publike.

Sipas tij, për një kohë 13 vjeçare, 2007-2019 ia mundësoj VV, përderisa pritet frika e LDK-së ndaj mos heqjes së taksës, dhe natyrisht se pritet rrëzimi i kësaj qeverie të po sa filluar.

Postimi i plotë:

Apetitet janë rrit tek PAN për të rikthyer sundimin që kishin dhe zhvatjen e pandalshme të pasurive publike, për një kohë 13 vjecare,2007-2019 këtë ia mundësoj VV ,përderisa frika e LDK-së ndaj mos heqjes së taksës pritet rrëzimi i kësaj qeverie të po sa filluar.

E keqja e shtetit është se populli nuk po vetëdijesohet sikur ngjashëm në luftën kundër korona virusit, për të heq këto parti nga skena që e sollën shtetin deri këtu. Qytetarët duhet të përkrahin me çdo kusht ndryshimin qeverisës prej plaçkës në demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat