Albin Kurti flet për mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë së tij

Politika

Albin Kurti flet për mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë së tij

Nga: G.B Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:59
Albin Kurti

LDK ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

E i pyetur për këtë, kryeministri Kurti ka thënë se sa gjatë do të jetë si kryeministër, ai ka thënë se nuk mund të parashikojë, pasi parashikimet i bëjnë analistët, ndërsa ai është për ta bërë punën e tij, shkruan Bota sot.

Ai ka thënë se nuk ndalet para pengesave dhe vështirësitë vetëm sa i shtojnë vullnetin.

"Unë po e theksoj atë që e përmenda para pak ditësh, unë jam kryeministër me vullnet, me program, me dije dhe përvojë të gjatë politike. Jam njeri i cili nuk ndalet para asnjë pengese dhe vështirësitë vetëm sa ma shtojnë vullnetin për punë. Parashikimet nuk i bëj unë, parashikimet i bëjnë analistët. Unë jam për ta bërë punën time, por mendoj se krizës shëndetësore nuk do të duhej t'ia shtonim edhe krizën politike. Por nuk mund të flas për të tjerët, mund të flas për veten si kryeministër, si kreu i kësaj qeverie. Sot erdha këtu në zyrë që të filloj, sot pasdite, sonte në mbrëmje dhe nesër gjatë ditës, që t'i thërras dhe të bisedoj me kryetarët e komunave, sepse ata po ballafaqohen me ankesat e qytetarëve në këtë gjendje emergjente. Dua t'i dëgjoj ata, të mësoj prej tyre dhe të shoh se cilat janë kërkesat dhe si mund t'iu ndihmojmë si qeveri e Kosovës.", ka thënë kryeministr Kurti në konferencën për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat