Rrëzimi i Kurtit, ja dy rreziqet e mëdha për Kosovën

Politika

Rrëzimi i Kurtit, ja dy rreziqet e mëdha për Kosovën

Nga: D.B. Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:55
Albin Kurti

Gjashtë deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dënuar përpjekjet për rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe sidomos synimin e presidentit Hashim Thaçi për t’ia marrë kompetencat kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një njoftimi, ata në të njëjtën kohë i kanë bërë apel edhe shefit të LDK-së, Isa Mustafës.

Këta deputetë të disa partive të Zvicrës kanë shprehur shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Ata i kanë bërë apel në të njëjtën kohë edhe LDK-së, e cila është partnere koalicioni në qeverinë e kryeministrit Kurti.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se jo vetëm shumica e popullatës së Kosovës janë kundër rrëzimit të Qeverisë së Kurtit, por edhe diplomatët e huaj të SHBA-ve e të BE-së ende më shumë e kundërshtojnë mocionin e LDK-së ndaj Albin Kurtit.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, kjo shihet edhe nga gjashtë deputetët zviceran të cilët reagojnë ashpër ndaj mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

"Ata paralajmërojnë se rrëzimi i Kurtit, do ta çonte Kosovën në dy rreziqe të mëdha humanitare njerëzore dhe politike katastrofike, një, për shkak koronavirusit të rrezikshëm dhe dy, për shkak humnerës politike të brendshme e të jashtme. Kur të gjitha shtetet e botës kanë pezulluar aktivitetet politike duke e luftuar virusin vdekjeprurës për të ruajtur shëndetin e qenies njerëzore, bash në këtë krizë virusiane ngrihen do bajloza politikë të Kosovës për t'ia prerë kokën Kurtit që qeveria e Kosovës të mbetet pa kokë qeverisëse për të luajtur me Kosovën si do Hashim Thaçi e përkrahësit e tij. Pyesim LDK se në kësaj gjendjesh koronavirusiane më e rëndësishme është shëndeti i popullatës se Kosovës apo mocioni i tyre kundër Kurtit. Për LDK-së më e rëndësishme është prishja e Qeverisë sesa koronavirusi që sulmon ashpër deri në vdekje popullatën e Kosovës”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai ka sugjeruar se duhet të kenë kujdes se si sillet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pasi sipas tij zjarri i prishjes së koalicionit me LVV-në është më i keq se zjarri i skëterrshëm i pandemisë së koronavirusit.

“Duhet të keni kujdes, i nderuar Isa Mustafa se për shkak hidhërimit tuaj politik ndaj Albin Kurtit e pëson gjithë popullata e Kosovës. Mos të nderuar të LDK-se, se veprimet e këqija politike në kohë pandemike Kosovës i japin plagë të dyfishta, një, virusiane vdekjeprurëse, dy, politike shkatërruese. Të gjitha qeveritë e botës kërkojnë mocione kundër koronavirusit, vetëm ju i nderuar Isa kërkoni mocion kundër qeverisë suaj e të Kurtit!”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat