Mulliqi: Po kërkohet rrëzimi i Kurtit pasi po ia prish hesapet...

Politika

Mulliqi: Po kërkohet rrëzimi i Kurtit pasi po ia prish hesapet...

Nga: D.B. Më: 24 mars 2020 Në ora: 13:29
Albin Kurti

Kur të gjithë të angazhohemi se si të mbajmë nën kontroll situatën e rënd nga Koronavirusi në vend, po kërkohet mocion nga nënshkrimet e mbledhura nga LDK-ja, për rrëzim të qeverisë. Njerëzit në gjithë botën janë në hallë të madh së si t’ia bëjnë më tejkalimin e gjendjes së krijuar, kurse nga ana tjetër politikanët merren më mocione.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe “rrezikimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kryeministri Kurti”.

Image
Skender Mulliqi

“Kjo situatë për të rrëzuar qeverinë sipas meje nuk i leverdisë askujt tjetër, veç atyre grupeve te caktuara politike, për të krijuar tensione politike në kthimin e pushtetit të humbur më votën e sovranit. Është diletantizëm mos të shtyhet mbledhja kur krijohen kushtet, duke u lutur dhe mobilizuar së pari, për tejkalimin e kësaj situate. Kjo për mua është vetëm pretekst dhe skenarë i mëhershëm, që kur të vjen momenti i volitshëm të prishët koalicioni.Të prishet koalicioni, se kjo qeveri po ua prishë hesapet të gjithë keqpërdoruesve të pozitës shoqërore, duke kërkuar të vihet rregull, rend dhe shtet ligjor. Nëse palët e koalicionit nuk gjejnë një zgjidhje, atëherë nuk di se si do të veprohet që të krijohen kushtet për mbajtën e seancës, kur dihet së diferenca e deputeteve ne sallë duhet të jetë sipas mjekëve së paku dy metra larg njeri- tjetrit”, ka thënë analisti Mulliqi, duke shtuar se nga qeveria janë ndaluar çdo tubim e ky është tubim ku do të kemi shumë deputet brenda.

Sipas tij, çdo kërkesë për tu tubuar nënkupton thyerje të udhëzimeve që janë dhënë nga Instituti i Shëndetësisë Publike edhe ekspertët shëndetësorë.

“Në bazë të deklarimeve te deritashme shihet që nuk ekziston vullneti që të kërkohet një rrugë e mesme. LVV-ja dhe LDK morën besimin e elektoratit si alternativë qeverisëse më kompetencë, për ti luftuar të gjitha dukuritë negative në shoqëri. Mos respektimi i votës së elektoratit bie ndesh dhe e dëmton rëndë demokracinë dhe sistemin pluralist për çka jemi përcaktuar, dhe i shkelë rëndë e të gjitha normat morale e njerëzore të sjelljes, e posaçërisht tash në çfarë situate jemi, që nuk dihet së çka na pret në ditën e nesërme”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat