Cobra: Ja se si Mortaja vrau komandantin serb përballë togës së ushtrisë serbe

Politika

Cobra: Ja se si Mortaja vrau komandantin serb përballë togës së ushtrisë serbe

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:02
Naser Vllasi - Cobra, Xhemajl Fetahu dhe ushtarët e UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi – Cobra, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, tregon për luftën heroike të ushtarëve tanë të UÇK-së, sidomos në betejën e Koshares.

Sot në pjesën e dytë të rrëfimit, Cobra tregon për luftimet e fuqishme që zhvilloheshin në drejtimin e Rrasës së Koshares ku Agimi – KATANA menjëherë në radiolidhje e thërret Komandant Saliun dhe e pyet çka po ndodh atje?

“Veterani tha se jemi sulmuar, nuk kalon pak thërret Shqiponja (Shiqer Maloku)... po e përshkruan situatën tejet të vështirë dhe lutet që ti kthehemi në ndihmë, pasi që dëgjohet duke than që ti shkojmë në ndihmë se donë me na shfaros... edhe pse ne kishim besim të plotë në Saliun dhe Komandant Luanin me ushtarët që ishin me ta, se do ti dilnin ballë luftimeve pa dyshim”, tregon Vllasi.

Ai tregon se, komandant Luani ishte në Rrasë të Koshares që nga thyerja e kufirit me 9 prill.

“Luani dhe djemtë e tij kishin përvojë lufte pasi që kishin vepruar dhe gjatë vitit 1998 në disa zona dhe në detyra të rëndësishme si në transportim të armatimit nga Shqipëria për në Kosovë etj. Më pastaj Agimi më ndanë mua nga të tjerët dhe më kërkon që me COBRAT të nisemi në drejtim të Oplazit... pasi që sipas tij tanimë është dashtë që të arrij Antoni me ushtar në Oplaz mirëpo, pas komunikimit që kishte pas me të, e kupton se ai nuk ka bërë lëvizje dhe se gjendet tek Përroi i Gushës nën livadhet e Koshares”, rrëfen komandanti.

Cobra tutje na tregon se Agimi i tha të kenë kujdes gjatë ofrimit dhe zbulimit të pozicioneve serbe në Oplaz ku gjendej një tog i ushtrisë serbe me 3 mortaja 82-mm që i përkrahnin forcat e veta sulmuese dhe i granatonin pozitat e UÇK-së në vijën e parë të frontit ku rezistonin forcat tona.

“Për një moment me pyeti se ku e kam radiolidhjen??! I tregova se radiolidhjen ma kërkoi Xhafer Gashi mëngjesin e 9 prillit! Më tha se nuk është dashur t’ia japësh sepse, juve iu duhet më shumë se ju jeni ata qe depërtoni në thellësi të mëdha, ku menjëherë ma dha radiolidhjen e tipit GRUNDIG që e mbante vet, ndërsa radiolidhjen e tipit Motorolla me valë më të shkurtra e mori nga Kujtimi dhe e mbajti për vete, si dhe më tha që këtë radiolidhje mos t`ia japësh askujt. Këto dy lloj radiolidhje nuk kishin mundësin e qasjes mes veti. E pyeta se çfarë duhet përgjigjur nëse dikush të kërkon në radiolidhje me emrin KATANA, ai me tha se lirisht mund të përgjigjesh, ti din se çka duhet të thuash”.

Tutje Cobra tregon se Agimi i ka thënë që nëse atyre lart u shpëton ndonjë ushtarë serbë i gjallë, këta poshtë mos të lëshonjnë asnjë të gjallë ngase, ata do te ikin në drejtim të Oplazit.

“Jemi hapur në formë frontale, mes meje dhe Agimit ishte Demush Gacaferri, në krahun e majtë nga unë ishte Isni Rama - Raketa, Arben Sejdiu, Fadil Maloku - Mortaja dhe Qamil Jasiqi, edhe për kundër urdhrit të Agimit, unë Demushit i kërkova që mos ta lëshojë Agimin nga sytë, ta përcjellë dhe mos të ndahemi pamarre parasysh çka kërkoi ai nga unë (bisedën mes Agimit dhe meje se kishte dëgjuar askush)... në krahun e majtë ishim ne Cobrat, në krahun e djathtë ishte Agimi me ushtarët e vet dhe ushtarët e Luanit, derisa kemi lëvizur mbi Balltak nën Livadhin e Shabanit dëgjova zërin e Demushit: Komandant, Komandant dhe me shikim kah unë, menjëherë i afrohem dhe e pyes çka ka? Më humbi Agimi... nuk na mbeti tjetër përpos të vazhdojmë për Oplaz ku vazhduam nën Çezme te Livadhi i Shabanit ku e kaluam Përroin e Qelisë dhe arritëm drejt në Oplaz, që ti realizojmë njëkohësisht dy sulmet, ne 6 Cobrat në Oplaz ndërsa, Agimi me 10 ushtarët tjerë ti dilnin në përkrahje Komandant Luanit ku zhvilloheshin luftime të kombinuara, në krahun e djathtë të Luanit gjendej edhe Sali Çeku”, rrëfen tutje Cobra.

Komandanti tregon se luftimet që zhvilloheshin lart këtyre ua mundësonin ofrimin drejt pozicioneve serbe pa ndonjë problem, përpos kushtet klimatike dhe bora e madhe që u merrte kohë.

“Me të arritur në Oplaz në anën e sipërme nga ne zhvilloheshin luftime të rrepta. Në një moment ne Cobrat përderisa bënim konsultimet e fundit rreth sulmit taktik mbi forcat serbe dhe me qëllim që ti asgjësonim për një kohë të shpejtë me një sulm befasues, përnjëherë kam vërejtur Fadil Malokun që ka vrapuar drejt meje dhe më ka njoftuar se 4 ushtarë serbë ikën me vrap në drejtim të Botushes. Fillova me vendosjen e ushtarëve nga krahu i majtë në të djathtë nëpër pozicione luftimi, ku para nesh ishte një lendinë e mbuluar me borë ku përtej kishte pisha të një lartësie 1 deri 5 metra, ndërsa në pjesën ku ishim vendosur ne, lartësia e pishave kishte arritur mbi 10 metra dhe kishte druajë të cekët të ahut. Rendësi të veçantë i kam kushtuar vendosjes së Demushit me PM-84 mm. të cilin gjatë luftimeve e kishim kapur nga forcat serbe, me mitraloz ishte i pajisur dhe Isni Rama-RAKETEA”.

“Posa i kam vendosur ushtarët kam zënë një pozicion në krahun e djathtë, mirëpo Isni Rama pasi ka vërejtur që i kam vendos ne pozitat më të sigurta ushtarët eh vet  jam vendos ne një pozitë të dukshme nga serbet... Isniu mu afrua e më tha: nuk të lë vet Komandant, ti me rrezikuar veten për ne kurrë jo, ku jemi vendosur së bashku me Isniun, diku 30 deri 40 metra përballë nesh në pisha gjendej toga e ushtrisë serbe me 3 minahedhës 82-mm dhe toga mbështetëse në krahun e majte. Dy minahedhës i kemi vërejtur se granatuan pozicionet tona në Rrasë të Koshares deri sa zhvilloheshin luftime të ashpra ballë për ballë, ushtarë me ushtarë, në Rrasë të Koshares, në Oplaz pritej urdhri im që të hapim zjarr. Përnjëherë kam dëgjuar dy krismat sporadike nga Fadil Maloku pasi që ka vërejtur se komandanti serb kishte dal në pjesën e hapur të lëndinës, Komandanti serb ishte pa kapelë në kokë dhe me revole në brez. Fadili me dy plumbat e parë e qëlloi në kokë e të tjerët në trup. Në atë moment të gjithë kemi hapur zjarr në forcat e gjalla serbe, përnjëherë kemi ndërprerë zjarrin me qëllim që mos të zbulohen pozicionet tona ku e prisnim momentin e radhës për hapjen e sërishme me armë të zjarrit mbi forcat serbe, pasi që nuk kishim komunikim elektronik me Agimin dhe nuk dinim se çka po ndodh me zhvillimin e luftimeve lartë, ngase zhvilloheshin luftime në tërë vijën e frontit”, rrëfen Cobra. Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat