Berisha: Suksesi i mocionit të mosbesimit, sot do të thotë rënie të Republikës së Kosovës

Politika

Berisha: Suksesi i mocionit të mosbesimit, sot do të thotë rënie të Republikës së Kosovës

Nga: D.B. Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:02
Objekti i Qeverisë

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë ithtar të idesë për Republikën apo të konceptit Republikan si çështje publike që për bazë e ka dhënien përparësi të interesit të përgjithshëm. Kurse suksesi i mocionit të mosbesimit, sot do të thotë rënie të Republikës së Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se tani është dita më kritike për Kosovën e pas luftës së viteve 98/99.

Image
Ejup Berisha

“E them këtë për faktin se votimi për rënien e Qeverisë do të thotë kthim mbrapa, poshtërim nënçmim të votuesve mjerim dhe ndarje. Kësaj i thonë të kthehesh në qeverisjen e atyre që ua kanë pirë gjakun me pambuk qytetarëve të Kosovës.Turp mjerim ky i fundit s’ka të ndalur për shqiptaret. Vetëm këta në Kosovë i kuptojnë parimet e Republikanizmit dhe të Demokracisë ndërsa të tjerët janë ithtar të autoritarizmit dhe të parimeve të qeverisjes primitive individuale duke e avancuar interesin egoist individual klanor. Andaj e kam një apel për deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës mos e votoni mocionin e votëbesimit për Qeverinë e re sepse kjo nuk është mirë për askënd në Kosovë mos e ktheni vendin mbrapa po jepni edhe një mundësi të mirë që vendi të vazhdoj rrugës së risive përparimit dhe zhvillimit që e premtuan dhe filluan ta realizojnë pushtetarët e rijnë”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

Ai ka sugjeruar që të jepet një mundësi të mirë politikanëve të rijnë të ditur dhe ambicioz të tregojnë se çfarë munden dhe çka dinë të bëjnë.

Të tjerët u panë dhe dëshmuan se çfarë mund të bëjnë. Këta bënë përçarje, ndarje, shantazh, vjedhje dhe tani këta janë të njëjtit që duan të bëjnë edhe faljen e territorit të vendit Serbisë armikut të përbetuar dhe shekullor të Kosovës. Apeli im është nis të mos përkrahje mocioni sepse ngadhënjimi forcave te mëparshme politike në Kosovë është një kthim mbrapa në të kaluarën jo të lavdishme të pashpresë dhe të pa perspektive të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat