E padëgjuar më parë: Cobra rrëfen momentin e dhimbshëm gjatë luftimeve në Koshare, tregon si u vra Agim Ramadani

Politika

E padëgjuar më parë: Cobra rrëfen momentin e dhimbshëm gjatë luftimeve në Koshare, tregon si u vra Agim Ramadani

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:10
Agim Ramadani

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi – Cobra, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, tregon për ngjarjen dhe luftën heroike të ushtarëve tanë të UÇK-së, në betejën e Koshares.

Në pjesën e tretë të rrëfimit, Cobra tregon për luftimet e fuqishme që zhvilloheshin aty.

Në këtë vazhdim Cobra thotë se i kërkoi Isniut se në momentin që veprojnë dy minahedhësit, posa të vërejnë tymin pas hedhjes se predhave do numërojnë deri në 4 dhe do të hapin zjarr po në ato caqe (në ushtarët serb), pasi që aty ishin mirë të maskuara forcat serbe.

“Ku pas hedhjes së predhave nga forcat serbe ne dy me shokët tanë kemi hapur zjarr të fuqishëm mbi forcat serbe ku pothuaj se i asgjësuam të gjitha forcat e gjalla të armikut në Oplaz pasi që nuk i lamë mundësin të kundërpërgjigjën. Papritmas na ndodhi befasia dhe për habi ne u granatuam nga forcat tona. Me kujtohet kur një nga predhat që këputi një pishë ku gjendej Arben Sejdiu i cili shpëtoi pa marrë plagë ndërsa, unë mora një skuqje nën sy dhe mu turbullua syri i djathtë nga granatimet që vinin nga pozicionet tona”, tregon Cobra.

Ai thotë se granatimet shkatërronin pishat e drunjtë, mirëpo shpëtuan për fat të mirë.

“Pasi që i neutralizuam forcat serbe dhe i shkaktuam humbje në njerëz mbi 10 të vrarë ku pati dhe të plagosur, këtë ditë nuk ja kursyem as qenin. Me zhvillimin e aksionit taktik të shpejtë e të befasishëm mbi forcat e gjalla serbe ne ishim tejet të gëzuar që e përfunduam me sukses pa pasoja për ne edhe pse ishim me numër shumë më të pakët dhe një mot i ftoftë dhe reshjet e kohëpaskohshme të borës dhe skllotës na bënin që ta ndienim të ftohtit deri në asht, sa që ja dëgjoja dhëmbët duke i krisur në distancë prej 30-m ushtarit tim Qamilit. Derisa ushtarët u mblodhën në një vend dhe bisedonin, unë e zura një pozitë 10 metra sipër ushtarëve, Demushi i padurueshëm si gjithnjë nga teket a droja e tij...... me tha duke qeshur: Komandant çka po ndahesh sikur delja e zezë! Jo Demush, unë jam ne pozicion. Isni Rama iu drejtua Demushit me zë të lart dhe i tha se kush ma idhnon këtë komandant tash e tutje do të ketë punë me mua personalisht..., se ky të gjithëve na vendosi në pozita më të sigurta e vet shkoi ku ishte më rrezik, por unë nuk e lash vet dhe ta keni me dije se ju vras për këtë Komandant kushdo që ma nervozon a kundërshton dhe kjo vlen edhe për Komandantet”, tregon komandanti.

Ai tregon se posa kanë pushuar pak janë nisur mbrapa me një kujdes të shtuar ku kanë vazhduar bjeshkës përpjetë ku ne krahun e djathtë nga ta ishte Përroi i Qelisë dhe kemi arritur lart te Rruga e Shumarisë ku përnjëherë kanë vërejtur se kanë tërhequr të plagosur ose të vrarë, pasi kishin mbetur edhe shenja të gjakut nëpër borë, por kurrsesi nuk u shkonte mendja se ai ishte gjaku i Agim Ramadanit - KATANES.

“Po sa kemi arritur në Brrake kemi qëndruar një kohë duke pritur të bie terri ashtu që të sigurohemi që mos të ndodh ndonjë aksident luftimi mes forcave tona, posa ka filluar të bie terri një nga ushtarët e mijë me zë i është lajmëruar ushtarit të Luanit pasi radiolidhja na kishte mbetur pa bateri, posa u lajmërua ushtari i Komandant Luanit, i kemi kërkuar që ta njoftojë  VETERANIN se ne COBRAT po kthehemi. Posa u informuam se mund të lëvizim drejt pozitave tona ne vijën e parë kemi vazhduar drejt te Ledina e Aliqkit ku aty kemi takuar ushtarin dhe e kemi pyetur se kush është i plagosur apo i vrarë dhe ka thënë se është vrarë një komandant i madh. Ushtarët e mi njëri pas tjetrit e pyesnin se si dukej Komandanti i vrarë, ai mundohej ta përshkruante, mirëpo emrin nuk ia dinte. Atë ditë kishin ra dëshmorë edhe dy luftëtarët që ishin me Komandant Luanin: Harun Beka nga Mitrovica dhe Rrahman Tafa nga Shtimja”, rrëfen këtë moment të dhimbshëm komandnt Cobra.

Ai shton se, pasi që ushtarët e tij filluan të krijojnë bindjen se komandanti i vrarë mundë të jetë Agimi, Cobra e ka nda ushtarin dhe e ka pyetur a kishte mjekër të rregulluar Komandanti, përgjigja ishte PO!?

“I thash mos fol me tjerët derisa ta takojmë Saliun, përnjëherë u paraqit Komandant Sali Çeku-VETERANI dhe na tha se pasi që ju jeni kthyer të gjallë, po më duket se u ngjall gjysma e Agimit dhe dëshmorëve që kanë rënë. Saliu tha: kur u kthye trupi i Agimit mendova se jeni vrarë të gjithë Cobrat, andaj kam kërkuar të hedhim predhat në atë pjesë në Oplazi ku dëgjoheshin breshëritë e zjarrit duke menduar se mos janë serbet duke u argëtuar me trupat tuaj. E kemi pyet se ku gjendet trupi i Agimit dhe jemi nisë menjëherë drejt tij”, rrëfen tutje Cobra. Vazhdon...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat