A e ka përgatitur Albin Kurti planin “B”, për formimin e qeverisë së re?

Politika

A e ka përgatitur Albin Kurti planin “B”, për formimin e qeverisë së re?

Nga: D.B. Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:05
Albin Kurti

Rrëzimi mbrëmë i qeverisë “Kurti” përmes mocionit të mosbesimit me 82 vota në Kuvendin e Kosovës, ishte pa dyshim, akti më i dëmshëm dhe më i shëmtuar që i është bërë shtetit dhe qeverisjes së vendit në dy dekadat e fundit.

Kështu ka vlerësuar publicisti Rexhep Elezaj i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se sepse, ta rrëzosh një qeveri të re e cila ende nuk i ka bërë 100 ditë punë.

Sipas tij, në kohën kur Kosova gjendet në gjendje emergjente për shkak të rrezikut nga pandemia e Korona virusit, flet qartë se pushteti faktik në Kosovë ende vazhdon të jetë i kapur nga para-politika dhe grupet e oligarkëve të cilët i frikësohen shtetit ligjor dhe drejtësisë.

Image
Rexhep Elezaj

"Kryeministri në detyrë Albin Kurti, dua të besoj se e ka të përgatitur variantin “B” për formimin e qeverisë së re, ani pse aktualisht gjendet para dilemave të mëdha politike, ngase e ka shumë të vështirë të heq dorë nga parimet e tij programore socialdemokrate si dhe nga kauza politike për qeverisjen e mëtutjeshme të vendit mbi baza dhe principe të një shoqërie sociale me ekonomi të tregut të lirë kapitalist. Po sikur të qonte dorë nga disa parime dhe vija të kuqe, mendoj se qeverinë e re do mund ta formonte edhe me parti tjera pa LDK-në, gjë të cilën vështirë se do ta bënë për tu kthyer në pushtet si partia fituese dhe me legjitimitet të plotë qeverisës”, ka thënë publicisti Elezaj.

Sipas tij, varianti i fundit që Albini do ta përdorë janë zgjedhjet e reja të parakohshme, si rrugë dhe mënyra më e sigurt për t’i siguruar edhe njëherë votat e elektoratit.

“Po ashtu dua të ceku, se sjellja e partnerit të deridjeshëm të koalicionit qeverisës, LDK-së dhe krerëve të saj, duke e iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Kurti”, pjesë e së cilës ishin edhe vetë, ka qenë thikë pas shpine ndaj Albinit dhe marrëveshjes së arritur për bashkë qeverisje, veprim të cilin nuk do ta bënte as “Lista Serbe” ndaj një partneri qeverisës siç është LVV-je. Mendoj, se Albin Kurti, opsion më të preferuar do ta ketë shkuarjen në zgjedhje të reja, ngase është i sigurt se LVV-je do t’i fiton bindshëm zgjedhjet e ardhshme, andaj edhe do përcaktohet për këtë variant, e jo për ndonjë qeverisje të mundshme me PDK-në, AAK-në dhe NISMA-n, për shkak se me këto subjekte politike, të ashtuquajtura qeveria “PAN”, nuk do ketë shans për ta luftuar bashkë me to korrupsionin, krimin e organizuar ekonomik, nepotizmin si dhe bërjen e reformave të reja në shumë lëmi të zhvillimit ekonomik, në administratën shtetërore dhe ndryshimin dhe aprovimin e ligjeve të shumta, siç është ligji zgjedhor, Vettingun, si dhe ai për konfiskimin e pasurive të paligjshme, etj”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat