Hashim Thaçi është kancer i Kosovës

Politika

Hashim Thaçi është kancer i Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 mars 2020 Në ora: 12:54
Hashim Thaçi

Karriera politike e njeriut që sot është president i vendit, është përplot mistere dhe intriga, të gjitha në situata të rënda për vendin tonë. Duke arritur të përdor krizat e vendit tonë, Hashim Thaçi arriti të përmbushte synimet e tija, egot e tija për pushtet dhe pasuri. Të kujtojmë se qysh gjatë luftës së Kosovës gjatë viteve 1998-1999., respektivisht në punimet në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçi shfrytëzoi egot e tija për pushtet përmes pozicionit të UCK-së, duke u munduar të dobësonte pozicionit politik të Presidentit Rugova. Megjithëse këtë nuk e arriti, gjithsesi bëri hapin e parë të ngritjes politike të tij, duke shfaqur karakterin e tij prej një njeriu që është në gjendje të bëj çdo gjë për të arritur në pushtet.

Këtë e arriti vetëm ndodh pas vdekjes së Presidentit Rugova, respektivisht pas ndarjes së LDK-së, në Kuvendin e saj. Ndarja nga jeta e Presidentit Rugova ishte dhe mbetet humbje jo veç për LDK-në por për gjithë popullin e Kosovës, gjithashtu edhe ndarja e LDK-së ishte humbje për Kosovën. Në mungesë të një LDK-je të fortë, qoftë edhe si opozitë, Hashimi forcoi pozicionin e tij politik, megjithëse pozicioni i Kosovës nuk ka pësuar ngritje, përkundrazi. Me Thaçin në krye të shteti, herë si kryeministër dhe tani si president, Kosova është degraduar edhe në brendësi të saj, si dhe subjektiviteti i saj është vu në pikëpyetje më tepër se kurrë. Si asnjëherë më parë shqetësimet për ndarje të vendit, me protagonist Hashim Thaçin, janë më tepër se imagjinatë, me mundësi reale për të ndodhur. Si mundësi reale me ndarjen që po troket çdo ditë, pse vallë u bë lufta pra??. Edhe me Millosheviçin nuk ishim të ndarë, së paku Kosova ishte e tëra. Nëse do i jepnim veriun e vendit Millosheviçit, jam i sigurt se do pranonte që pjesa tjetër të ishte e pavarur, atëherë pse luftuam kot, pse është dashur të vriten mbi 10. 000 njerëz.

Gjithsesi mua s’më befason aspak Thaçi, njeriu që në pushtet erdhi me intriga, arriti të mbante pushtetin duke futur shokët në burgje, duke shantazhuar me forma të ndryshme arriti deri këtu. Tani që Gjykata Speciale po i troket në derë, me paturpësi po e shndërron Kosovën në kurban për të shpëtuar lëkurën e tij. Një veprim të tillë në sytë tanë, ky njeri po e bënë për ta ndarë vendin. Duke patur si idol Erdoganin, Thaçi është duke ndjekur strategjinë e tij, të cilin e ka idol dhe shembull të politikës. Thaçi ka kohë që po synon të bëhet mbret i Kosovës. Sado që Kosova është e vogël dhe fuqia e Hashimit jashtë saj është e vogël, megjithatë ka arritur të krijojë strukturat shtetërore me direktiva të tij.

Pasi arriti të pasurohet, të bëj jetë përrallore, Tanimë presidentit të vendit i ka ngelur vetëm një pengesë: Gjykata Speciale. Duke qenë se Thaçi është i tmerruar nga arrestimi i mundshëm nga Gjykata Speciale, po përdor këto metoda për të shantazhuar arrestimin e mundshëm të tij me destabilitet. Thaçi ka synim të bëhet autoritar, dhe i vetmi që komandon këtu. Thaçi nuk e do demokracinë, është tipik diktator. Për të shpëtuar nga arrestimi synon të bëjë marrëveshje me Serbinë, e cila është e vetmja që mund t’i garantoj se nuk do të ndiqet, kur dihet se Raporti i Dick Martyt është bërë nga prokurorë serbe.

Por, për të arritur këtë Hashimit i duhet gjak, të provokoj situatën në Veri, dhe pastaj të deklarohet se nuk mbahet Veriu dhe duhet të bëjë shkëmbim territor, të gjitha në favor të tij. Duke qenë kaq i rrezikshëm, ky njeri si askush tjetër ka sjellur ne dilemë te madha ekzistencën e vendit tonë. Si një njeri i sëmurë më kancer që më shumë gjasa ka të vdes se të mbijetojë, edhe Kosova me Thaçin është në rrezik të mbijetesës.

Për të shpëtuar nga kanceri Kosova duhet të operohet sa më shpejt, të heq atë pjesën e keqe të kancerit, përndryshe një ditë do të jetë vetëm kufomë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat