“Qeveria e re”: Analisti tregon qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje, paralajmërohen tensione politike

Politika

“Qeveria e re”: Analisti tregon qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje, paralajmërohen tensione politike

Nga: N. H Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Pas rrëzimit të qeverisë, që ndodhi javën e kaluar, me mocion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vendi tashmë ka mbetur me qeveri në detyrë.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi pritet të mbajë takim për tu konsultuar me partitë që të mandatojë një qeveri të re.

Përderisa këto ditë priten edhe veprimet e para të presidentit, nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti iniciativës së Thaçit i është përgjigjur në Facebook.

“Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues”, shkroi Kurti.

Kurse, lidhur me ngërçin që është duke kaluar skena politike në vend, ka folur analisti politik.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet ta sqarojë me interpretimet ligjore se kush duhet ta krijojë qeverinë e re.

Ai është i mendimit se partia e Kurtit po synon zgjedhjet mes sondazheve që tregojnë rritje të saj, pra, sipas tij, në ketë rast ky subjekt politik po synon të merr diku rreth 50 deputetë.

Image
Faton Mehmeti

“Momentalisht heshtja është tek interpretimet ligjore, me Gjykatën Kushtetuese e cila duhet të sqarojë se si të dilet nga kjo agoni. Në njërën anë kemi partitë tjera, sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës që përpiqet të merr të drejtën për të drejtuar që prinë bashkë me AAK-NISMA dhe minoritetet. Ne njërën anë Lëvizjen Vetëvendosje synon zgjedhjet mes sondazheve që tregojnë rritje të saj, me ketë rast Vetëvendosje synon të merr diku 50 deputetë dhe bashkë me minoritetet joserbe të krijojë qeverinë”, ka thënë analisti politik.

Me tej, ai thekson se çdo zgjidhje përveç zgjedhjeve besoj se do të shtojë akoma më tepër tensionin politik, e cila ka nevoje për qartësi.

“Presidenti para se të bëjë ndonjë hap duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t’i patur më të qarta se si duhet vepruar. Çdo zgjidhje përveç zgjedhjeve besoj se do të shtojë akoma më tepër tensionin politik, e cila ka nevoje për qartësi dhe ecje tutje”, ka përfunduar njohësi i rrethanave politike në vend, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë kanë treguar gatishmërinë e tyre për takim të thirru nga i pari i vendit. E, partia e Veselit nuk është përgjigjur ende. Gjersa, Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat