Kritikohet Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë dhe për ftesën e partive politike

Politika

Kritikohet Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë dhe për ftesën e partive politike

Nga: D.B. Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:30
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçit vetën aty ku i konvenon kërkon ndihmën respekton dhe njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, mirëpo aty ku si përshtatet, nuk e njeh fare këtë Gjykatë Shtetërore Kushtetuese.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo shihet më së miri me veprimet jo kushtetuese e kontroversë politike të tij.

Sipas tij, para se të rrëzohej qeveria e Kurtit, Thaçi akuzoi në Gjykatën Kushtetuese, Albin Kurtin për shkak masave preventive të marra nga Qeveria e tij ndaj Covid-19, kurse tani, pas rrëzimit të Qeverisë, Presidenti Thaçi s'e respekton fare Gjykatën Kushtetuese e ligjet kushtetuese.

Image
Sulejman Mehazi

“Thaçi në krye në vete thërret partitë tjera për të krijuar koalicione qeveritare pa liderin e partisë fituese gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit Kurtin. Në njërën, anë zotëri Kryetari i Kosovës Thaçi doli e ftoi popullatën në pa dëgjueshmëri për shkak masave preventive të Qeverisë së Kurtit kundër Covid-19, duke u bazuar sipas Gjykatës Kushtetuese, në anën tjetër për shkak politikës së tij mbrapshtë ndaj Kurtit fare nuk respekton Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. E gjithë kjo tregon se Thaçit aty ku i vjen mirë përkrahë Gjykatën Kushtetuese, aty ku s'i vjen mirë nuk e përkrahë këtë Gjykatë të lartë shtetërore. Mos përkrahja e Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Shtetit e ka kuptimin e grushtetit, anarkisë e kaosit shtetëror”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat