‘Kurti do t’i përballojë ‘shuplakat’ dhe do të kthehet edhe më i fortë’

Politika

‘Kurti do t’i përballojë ‘shuplakat’ dhe do të kthehet edhe më i fortë’

Nga: D.B. Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:05
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi del e fton popullatën e Kosovës në pa dëgjueshmëri ndaj policisë së qeverisë së Kurtit, dhe nuk merr asnjë përgjegjësi kushtetuese, më tutje.

Ai thotë se turbulluesi më i madh i së keqes politike në Kosovë është Hashim Thaçit, ‘aq i ka dhënë detyrë vetes sa që vetvetiu Kushtetutën Demokratike Parlamentare të Republikës së Kosovës do ta shndërrojë në Kushtetutë Feudale, aq thellë ka hyrë sa që ka lënë kompetencat presidenciale e ka marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese’.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, president i Kosovë pas mocionit e rrëzimit të Kurtit në vend që të respektojë si përgjegjës kryesor Kushtetutën e Kosovës për të mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare ai vepron kundër Gjykatës Kushtetuese duke u përpjekur që me partitë humbëse të zëvendësonte qeverinë e Kurtit.

“Nuk e di se a do t’ia dalë Kurti pasi këtë askush se di, pasi sulmet politike po i vijnë nga çdo anë: sulmi i parë është pandemia Covid-19, sulmin e dytë ia bëri LDK-ja me anë të mocionit të mosbesimit, shuplakën e tretë ia bëri edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke pranuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, të pavlefshëm; sulmi i katër vjen nga Presidenti Hashim Thaçi, duke manovruar kundër Albin Kurtit për mos lejen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare. Por megjithatë Albin Kurti të gjitha këto rrahje e shuplaka politike do i kalojë e përballojë që për t'u bërë në të ardhmen më i fortë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat