Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.
Për Serbinë ai ka thënë se do të vendosë masa reciprociteti.
Por, a duhet të vendoset reciprociteti, i cili po kundërshtohet nga Amerika?
Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se se kryeministri ka vetëbesim të tepruar dhe ka rezultuar në mosbashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe me partnerët e koalicionit, derisa dhe e rrëzuan, bashkë me opozitën.
"Nga ajo që kemi parë deri më tani tek profili i kryeministrit në detyrë, ka një vetëbesim të tepruar intelektual, duke rezultuar me kryeneqësi dhe mosbashkëpunim si me faktorin ndërkombëtar dhe me partnerët e koalicionit, e aq më pak me opozitën ku rezultoi me votën e mocionit të mosbesimit. Dhe që nga fillimi nuk ka treguar konsideratë dhe bashkërendim të aktiviteteve me partinë që ishte në koalicion por edhe me kërkesat e SHBA-së që për hir të proceseve të largohet taksa por duke rrezikuar të ardhmen e vendit me sjelljen e tij populiste që pa marrë parasysh kërkesat e një shteti siç janë SHBA-të, vetëm që t'i kënaqë apetitet e militantëve të vet që kjo për një shtet si Kosova, paraqet rrezik të madh shtetëror dhe diplomatik", është shprehur ai.
Sipas Kadriajt, me vendimin për taksën dhe vendosjen e reciprocitetit, ai doli kundër SHBA-së.
"Me vendimet e fundit të qeverisë në detyrë dhe të kryeministrit aktual z.Kurti i cili duke i përkrahur bizneset me pakon sociale si rezultat i pandemisë koronavirus dhe njëherësh dhe me vendimin e fundit për largimin e taksës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit edhe një herë dëshmoi që kryeministrit Kurti nuk i intereson shtetësia e Kosovës, si në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Pra qeveria pasi e humbi besimin tek ndërkombëtarët dhe tek përfaqësuesit e popullit duke i dhënë votë të mosbesimit, kryeministri aktual nuk ndalet me sjelljen tij duke hequr taksën ashtu si ai e ka menduar dhe njëherësh vendosjen e masës së reciprocitet pra vendime në kundërshtim me kërkesat e SHBA-së dhe njëherësh forcat politike parlamentare në Kosovë", ka vlerësuar eksperti i ekonomisë.
Vendimi për reciprocitetit ai e sheh si të dëmshëm dhe vlerëson se heqja e taksës është goditje për bizneset, sidomos në këtë kohë pandemie.
"Pra tani kur Kosova nuk ka aktivitet ekonomik dhe njëherësh bizneset vendore janë para kolapsit dhe të largohet taksa ndaj produkteve serbe kjo është edhe një goditje më e rëndë ndaj bizneseve vendore në një kohë kur Kosova nuk ka as një hap për bisedime me Serbinë, pra largimi i taksës ndodhi pa asnjë përfitim ekonomik dhe diplomatik dhe aq më shumë duke mos përfillur kërkesat e SHBA-së duke u bazuar edhe me deklarimin e fundit të ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Pra kryeministri Kurti mund të ketë iluzione për ndonjë qeveri ideale çfare ai mendon dhe duke pretenduar që është një njeri si qendër e vendimmarrjes po ashtu duke pretenduar që Kosova dikton agjenda ndërkombëtare që kjo në realitet nuk qëndron sepse koha dëshmoi që nuk ka përgatitje pragmatike për të qeverisë dhe njëherësh ka përfaqësim 25% të elektoratit pjesëmarrës e aq më shumë një shtet si është Kosova ku të gjithë rrugëtimin e saj të çlirimit dhe të shtetndëritmit e ka si rezultat i perëndimit dhe konkretisht të SHBA-së", ka deklaruar Mustafë Kadriaj.