Albin, çfarë po ndodhë me bordet?

Politika

Albin, çfarë po ndodhë me bordet?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 prill 2020 Në ora: 15:58
Albin Kurti

Me ardhjen në pushtet të koalicionit VV-LDK filloi shkarkimi i bordeve, e që po vazhdon akoma. Së fundi, Qeveria në mbledhjen e saj të 21-të ka miratuar vendimet për shkarkimin e tre bordeve të ndërmarrjeve publike. Konkretisht  është miratuar Vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.

Pastaj është marr vendimi edhe për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Posta e Kosovës” Sh.A. si dhe ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. Duke pasur parasysh se nga 18 ndërmarrje Publike, vetëm KEK ka performancë pozitive financiare dhe të njëjtën kohë nuk ka vërejtje për keq menaxhim dhe mbi punësime, dukuri kjo qe është e shfaqur të 17 ndërmarrjet tjera , vendimi për shkarkimin e bordeve ka qenë i duhur, dhe këto thuaje askush nuk e kundërshton, përveç PDK-së.

Para pak kohësh vet shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza duke folur  ka folur në lidhje me shkarkimet e bordeve, ka thënë se më së shumti po goditet partia të cilës i takon. “PDK është duke u goditur.”. Ka qenë shumë i nevojshëm shkarkimi duke pasur parash faktin se këto ndërmarrje kanë pasur rekord prej rreth 42 milion euro. Ajo që është për tu shqetësuar ka të bëjë me emërimet që po ndodhin, ku shihen të jenë kryesisht militantë, anëtarë të Vetëvendosjes. Nuk ka asgjë të keqe nëse këtë njerëz janë kompetentë, dhe zgjidhen sipas një procesi të rregullte dhe transparente, e gjitha droja është mos po kalojmë nga kapja në kapje. Sa për ilustrim po sjellim fakte lidhur me këtë.

Mirsad Shkreta, dikur kandidat për deputet, tash këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, anëtar dhe përkrahës i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është emëruar anëtar i Bordit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Pastaj emërimi i  Mentor Hysenin në krye të Bordit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.

Hyseni tash e një kohë është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për të vazhduar me rastin tjetër ku ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A. Ndërsa, anëtari i Vetëvendosjes, Artan Dermaku është zgjedhur dje anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos. Kujtojmë se Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte anëtarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

Pas reagime të shumta lidhur me këtë çështje, ka pasur një reagim nga Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari që emërimin e bordeve e arsyetoi duke thënë se është bërë përkohësisht. Sipas saj, bëhet fjalë për njerëz që së voni janë anëtarësuar në LVV e që nuk e vjedhin shtetin. Se a vjedhin apo jo këtë nuk e di askush, tek e fundit ka të bëjë me aspektin e brendshëm të individit që askush nuk e di.

Ajo që duhet theksuar dhe është shqetësues është a thua nuk kemi ndryshim, por vetëm zëvendësim të militantëve. Proceset e tilla shumë të ndjeshme, duhet të jenë shumë transparentë,  dhe të vijnë njerëzit e duhur në vendin e duhur. S`ka rëndësi se a vijnë këta njerëz nga VV apo jo, procesi të jetë transparentë dhe të vijnë njerëz që i kthejnë dinjitetin këtyre bordeve, që deri tani kanë shërbyer si makineri për të rehatuar militantët. Me të drejtë shtrohet pyetja a është spastrim apo kapje e bordeve. Ndonëse mendimet janë të ndryshme, është mirë që z. Kurti të reagojë sa më parë, që këto emërime të jenë transparentë, për të cilën është zotuar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat