Kryeministri Kurti mbrojti shkarkimet dhe emërimet e bordeve, vjen reagimi i ekspertit të ekonomisë

Politika

Kryeministri Kurti mbrojti shkarkimet dhe emërimet e bordeve, vjen reagimi i ekspertit të ekonomisë

Nga: N. H Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:22
Albin Kurti

Edhe pse mori kritika, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbrojtur vendimet për emërime e shkarkime të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se bordet e reja të Ujësjellësit “Prishtina”, “Postës së Kosovës” dhe “Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” janë profesionale dhe se do të ndihmojnë, siç ka thënë Kurti, “në ç’kapjen e plotë dhe luftimin e krimit e korrupsionit”.

Mes të tjerave, kreu i qeverisë ka shtuar se bëhet fjalë për borde të përkohshme.

Për të komentuar këto vendime të qeverisë në detyrë, ka folur njohësi i ekonomisë.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, duke komentuar zhvillimet e fundit, me theks të veçan, emërimet e bëra nga qeveria Kurti, ka thënë se ky ekzekutiv është duke i bërë padrejtesinë më të madhe qytetarit.

Sipas tij, e njëjta praktike si në qeveritë e kaluara, po vazhdon edhe kjo e tanishmja.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke qenë dëshmitar që nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe tejzgjatja e bisedimeve për një qeveri të ashtuquajtur të ‘shpresës’ për Kosovë dhe me praktikën e qeverisje për një muaj e gjysmë duke demonstruar mosbashkëpunim me partnerin e koalicionit dhe me miqtë ndërkombëtare, siç është rasti i thirrjes së SHBA-së, vlerësoj që qeveria Kurti po i bën padrejtesinë më të madhe qytetarit për faktin që nga ajo pritje aq e madhe u kthye në zhgënjimin më të madh për qytetarin që po vazhdon e njëjta praktike si në qeveritë e kaluara dhe më e rënda që LVV-ja dhe lideri i saj për 15 vite kanë organizuara protesta dhe kanë dhunuar institucionet në emër teë kësaj kauze”, është shprehur ai për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Kadriaj ka shtuar se qeveria Kurti të gjithë punën në baza ditore e mbyll me shkarkime dhe ngarkime në dikastere të ndryshme.

“Pra, sot kur flasim si rezultat i mosbashkëpunimit me partnerin e koalicionit, pra LDK-në, ku kjo e fundit i dha votën e mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti njëherit duke i injoruar thirrjet e SHBA-së për largimin e taksës, pra duke vazhduar me kursin e saj politik duke i rrezikuar pozicionin e Kosovës ndaj SHBA-së vetëm për t’i përmbushur apetitet e militanteve të vet dhe kjo lenë të kuptohet që Vetëvendosje ka një kurs popullist në politik duke manipuluar me ndjenjat patriotike të qytetarëve që për një realitet ballkanik është e natyrshme për shkak të problemeve politike në këtërajon. Tani kur flasim qeveria Kurti të gjithë punën në baza ditore e mbyll me shkarkime dhe ngarkime në dikastere ministrore dhe në borde të ndërmarrjeve publike me arsyetimin e ç’kapjes së shtetit derisa të gjithë të emëruarit janë anëtarë të LVV-së dhe më e rënda tani duke injoruar ish partnerin e koalicionit, pra LDK-në ku të gjithë të emëruarit janë nga LVV-ja”, ka shtuar ai.

Krejt në fund, ai ka theksuar se qeveria Kurti do mbahet mend si qeveri me jetëshkurtër, si një kryeministër mos bashkëpunues dhe kryeneç

“Kjo sjelle nuk përkon as me kodin intelektual e aq më shumë të traditës tonë kulturore ku mendjemadhësia është ves i urryer tek populli shqiptar në Kosovë, si një qeveri e cila do mbahet mend si qeveria e shkarkimit dhe e ngarkimit, pra pa asnjë politike zhvillimore por me vendime që pamarre parasysh që rrezikon të ardhmen e Kosovës si shtet mjafton që të plotësohen dëshirat e militantëve dhe pasuesve të liderit të saj Albin Kurti, pra nga një qeveri e propaganduar si qeveri e shpresës koha dëshmoi që u kthye në një qeveri me zhgënjyese tek qytetari i Kosovës”, ka thënë eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat