Shahu: Në zonat me gjendje më të rëndë të prekura nga virusi, ndihma dhe vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në nivel tjetër

Politika

Shahu: Në zonat me gjendje më të rëndë të prekura nga virusi, ndihma dhe vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në nivel tjetër

Nga: M.H Më: 6 prill 2020 Në ora: 16:54
Rexhep Shahu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një konference të hapur për mediat, ka propozuar që Qeveria e Kosovës të ndajë nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës, për ta tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta ndjejnë dorën e shtetit sikur asnjëherë më parë.

“Si kurrë më parë, secili qytetar duhet ta ndjejë dorën e shtetit. Ne si AAK propozojmë si mbështetje të menjëhershme ndarjen e nga 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës. Zbatimi i këtij vendimi do të duhej të bëhej nëpërmjet ekstrakteve të lindjes. Këto ndihma ta mbështesnin secilën familje, dhe në të njëjtën kohe e rrisin edhe konsumin, e kjo ndikon drejtpërdrejt në arkëtimin e parasë në arkën e shtetit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se sipas vlerësimeve të para të AAK-së, e gjithë kjo do të kushtonte rreth 170 milionë eurove.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Rexhep Shahu, u shpreh që nëse shikojm modelin amerikan duhet që edhe çdo qytetarë të ketë një ndihmë financiare.

Më tej, Shahu, tha që nuk duhet njerëzit izoluar ta kenë depresionin e mungesave të parave për nevoja më minimale, pasiqë nevoja për ndihmesë duhet ta kenë më shumë ato pjesë që janë të rrezikuara nga virusi.

“Nisur nga modeli amerikan që çdo qytetari të Amerikës iu akordua një shumë 1300 $, sipas lajmeve, është më shumë e domosdoshme që çdo banori në Kosovë ti akordohet ajo shumë që është pak. Por kjo nuk do të thotë që pas kësaj qytetarët të lihen në mëshiren e fatit. Kjo ndihmë financiare duhet të jetë jashtë çdo përpjekje e detyre tjetër që duhet të përmbushë qeveria”.

“Njerëzit kanë shumë nevoja të shumta, por sot nevoja për mbajtje të lartë të higjienës është kusht parësor. Njerëzit e izoluar nkk duhet ta kenë depresion mungesën e parave për nevojat me minimale. Në zonat e censura me rëndë nga virusi ndihma dhe vëmendja e qeverisë dihet të jetë në nivel tjetër nga vëmendja dhe ndihma e saj për popullsinë në tërësi”, përfundoi, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat