Albin Kurti apo Hashim Thaçi, cili e thotë të vërtetën për Veriun?

Politika

Albin Kurti apo Hashim Thaçi, cili e thotë të vërtetën për Veriun?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 prill 2020 Në ora: 20:32
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Veriu i vendit, resektivisht pjesa veriore e Mitrovicës , që nga paslufta ka qenë si një bombë më sahat për Kosovën.Mes hipotezave të ndryshme të vendimarrjës si pjesë e Marrëveshjeës së Kumanovës, e deri tek varintet e ndryshme, megjithatë askush nuk e mohon dot se Veriu ka qenë një barrë e madhe, dhe shpesh herë sfidë fundamentale për Kosovën.

Dihet se pas përdundimit të luftës, meqensë serbet ishin barrikaduar matan Ibrit, shqiptarët e pjesë Jugore por edhe nga viset tjera shqiptare, tentuan të kalonin matan Ibrit në tentativë për të bërë bashkë dy pjesët e qytetit. Në këtë rast kishte reaguar Hashim Thaçi, bashkë me disa komandatë të tjerë, të cilët me paturpësi sot akuzojnë të tjerët për këtë gjendje. Pavarësisht kritikave ndaj njëri tjetrit, dueht thënë pa dorëza se deri tani të gjitha qeveritë kanë dështuar për të bërë diçka pozitive për integrimin e vendit. Për më tepër ka patur edhe të tillë që kanë bashkëpunuar me strukturat paralele atje.

Kujtojmë këtu se vet ish kryministri Haradinaj ka pritur në zyrën e tij në qeveri ka takuar Milan Radojiçiqin, njërin ndër kriminelet kryesor në Veri. Kjo vetëm sa ka forcuar pozitën e tyre në atë pjesë, në vend se të ndodhte e kundërta. Edhe akoma më e tmerrshme është tentative e Hashim Thaçit që veriun të përdor për të shpëtuar fatine tij përsonal, në proces të kompromisit me Serbinë. Duke u bazuar në deklarimet e kryministrit Kurti, në horizonte duket një plan i ujdisur nga Thaçi dhe Vuçiq që duke provukuar situatën në Veri, të mund të arrijnë synimet e tyre për ndarje.

Derisa kryminstri Kurti ngreh alarmin për një gjë të tillë, dua të besoj se nuk është vetëm një frikë e stisur por e bzauar nga informacionet që ka, edhe nga shërbimet e sigurisë. Edhe pa deklaruar fare z.Kurti për këto, duke njohur dinamikën e zhvillimeve në vend, dhe faktin se presidenti i vendit, por edhe një grup njerëzish me te, tentojnë që të përfshijnë Veriun në këmbim të favoreve përsonale në pakon përfundimtare të marrëveshjës me Serbinë. Në këtë përiudhë të pandemisë është krejtësisht e mundur që të inskenohet ndonjë incident në Veri të cilin do ta përdorin Hashimi dhe disa si argument se gjendja në Veri është e rëndë dhe rruga më e mirë është që kjo pjesë të kalojë në Serbi si pjesë e këmbimit të disa fshatrave ë Preshevë. Kjo vetëm sa do të hapte “ Kutinë e Pandorës” duke mos ndihmuar aspak në zgjidhje të denjtë, dhe për rrjedhoj edhe kudnër interesave të shqiptarëve.

Me këtë vetëm sa do të shtrihet ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Në këtë situatë besoj se është e drejtë që kryemistri Kurti të kërkojë nga zonja Merkel që në bashëkpunim me NATO të dislokonte trupat gjermane në Veri, si garancë që e parandalimit të çdo tentative për të krijuar incidente të porositura. Duhet të jemi të kujdesshëm shumë në këtë situatë, e cila mund të përdoret nga dikush për qëllime të tyre.

Mes atyre që një incidentë të mundshëm e shohin thjeshtë si frikë të panevojshme, dhe atyre që e besojnë një mundësi të tillë, edhe pse nuk dua të besoj, gjithësesi jam i frikësuar se një gjeë e tillë mund të ndodh. Sidomos kur kihet parasysh se pas gjithë kësaj qëndron presidenti aktual, atëherë frika vetëm sa merr formë dhe kuptim më të besuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat