Eksperti i sigurisë flet për gjendjen në veri, paralajmëron se situata është e tensionuar

Politika

Eksperti i sigurisë flet për gjendjen në veri, paralajmëron se situata është e tensionuar

Nga: N. H Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:52
Policia e Kosovës

Vendimi për futje në karantinë të komunave veriore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta ditëve të fundit si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Me situatën e krijuar nga paraqitja e virusit COVID 19, edhe tensionet politike po ndjehen në pjesën veriore të Kosovës.

Njohësit e sigurisë po vlerësojnë se kjo situatë mund të përdoret për qëllimet serbe në territorin e Kosovës. Gjersa, bëjnë me dije se nga lufta e deri më tani kjo pjesë e Kosovës është jashtë kontrollit të plotë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tregon fillimisht se po të dalim në atë pjesë nuk kemi çfarë të shohim tjetër, përpos flamuj dhe përmendore të vendosura nga serbët.

Image
Hajrullah Tërnava

“Tashmë ne e dimë mirë se situata në veri është që nga lufta e deri më tani jo nën kontrollin e plotë të Kosovës, po të dalim në atë pjesë të veriut që e ndan vetëm ura, shohim flamujt të Serbisë të terë kah valojnë, shohim përmendore të Car Dushanit, shohim vetura me shkrime në tabela të ish Jugosllavisë, besa edhe hiq pa tabela që shëtisin sikur të mos ketë fare kurrfarë pushteti”, ka thënë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava , për gazetën “Bota sot”.

Tërnava thekson se marrë në tersi në atë pjesë të Kosovës mund të thuhet për të gjithë ata banorë se gjendja gjithnjë është e tensionuar.

“Prandaj, situata politike në ato pjesë të veriut të Kosovës që nga çlirimi e deri më tani nuk janë nën kontrollin e plotë të Kosovës. Marrë në tersi në ato pjesë të Kosovës mund të thuhet për të gjithë ata banorë se gjendja gjithnjë është e tensionuar”, është shprehur ai mes të tjerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat