Njohësi i çështjeve juridike zbulon formulën e formimit të Qeverisë në këtë gjendje emergjente

Politika

Njohësi i çështjeve juridike zbulon formulën e formimit të Qeverisë në këtë gjendje emergjente

Nga: D.B. Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:30
Qeverisa e Kosovës

Në lidhje me atë se a është e dobishme një qeveri jo partiake në këtë periudhë kohore të pandemisë, njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” ka thënë se kjo do të ishte e dobishme në rast se dështon opsioni i qeverisë së unitetit.

Sipas tij, duhet njëherë që të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike kushtetuese për të përmbushur normativin kushtetues.

“Është në duart e presidentit bazuar në nenin 84.2 të Kushtetutës të gjej daljen duke i ftuar partitë politike parlamentare. Kosova si shtet parlamentar do të krijon praktikën e vet kushtuese në situatat e jashtëzakonshme si kjo e pandemisë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pra praktika parlamentare e Kosovës do të prodhojë diçka të re në situatat e tanishme kur janë problem siç është rasti i refuzimit të VV-së të dërgoj propozimin për mandatar të ri. Kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë me Kushtetutë neni 70 i Kushtetutës, ku deputetëve iu mundëson Kushtetuta të veprojnë në dobi dhe në interes të qytetarëve. Pra në interpretim sistematik të kushtetues mund të gjendet dalje nëse ka vullnet pozitiv”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai tutje ka shtuar se një qeveri teknike do të ishte çështje e fundit që do të ndodhte në këtë situatë, po qesë dështojnë partitë.

“E them këtë pasi presidenti duhet të gjej zgjedhje përmes qeverisë së gjerë, edhe pse kjo do të mundësonte diçka pozitive në gjetjen e zgjidhjes me Serbinë për normalizim. Në anën tjetër mund të ndodhin keqpërdorim i pushtetit si zakonisht për përfitime. Realisht qytetarët janë lodhur shumë dhe janë mërzitur andaj edhe nuk pranojnë më hajnin që ua bëjnë partitë dhe njerëzit e shumtë të papunë që janë në këtë dhe tentojnë të përfitojnë para të gatshme nga qytetarët përmes politikes. Kjo natyrisht se e prish sensin, dëshirën dhe vullnetin për demokraci, si dhe për të besuar në këtë klasë politike aktuale”, është shprehur njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat