Caktimi i Lajçak i dërguar për dialog, Zogaj tregon qëllimin e shërbimeve sekrete serbo-ruse për shqiptarët

Politika

Caktimi i Lajçak i dërguar për dialog, Zogaj tregon qëllimin e shërbimeve sekrete serbo-ruse për shqiptarët

Nga: G.B Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:14
Miroslav Lajçak

Emërimi i tij nuk është mirëpritur nga të gjithë në Kosovë.

Megjithatë, BE e ka emëruar zyrtarisht  Miroslav Lajçak si i dërguar për këtë dialog dhe këtë javë ai do të fillojë konsultat t’u fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Lidhur me kundërshtimin e tij nga presidenca, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se qe kur është përmendur emri i tij si i dërguar për dialog, ka pasur fushatë propagandistike nga shërbimet sekrete serbo-ruso se ai është armik i Kosovës, me qëllim krijimin e tensioneve tek shqiptarët.

Image
Skënder Zogaj

"Se Miroslav Lajçak do të ishte i emëruari i radhës, si i deleguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka pasur asnjë dyshim që në çastin e daljes së emrit të tij nga zyrat përkatëse! Dhe që atëherë ka filluar edhe fushata propagandistike e shërbimeve sekrete serbo-ruse dhe sorosistëve, se Lajçak është "armik" i Kosovës, sepse vendi i tij nuk e ka njohur Kosovën! Veprim tipik i luftës speciale, me qëllim të krijimit të tensioneve tek shqiptarët që të infektohen me virusin e dyshimin ndaj BE-s, si pabesë ndaj Kosovës", është shprehur ai.

Këtë Zogaj e ka quajtur absurde, pasi Lajçak nuk vjen si zyrtar i vendit të tij, por si funksionar i BE-së dhe do të përfaqësojë pikëpamjet e saj.

"Kjo është absurde! Lajçak nuk vjen si zyrtar i vendit të tij, por është si funksionar i lartë i BE-së dhe misionar i saj, kështu që do të përfaqësojë pikëpamjet e BE-s dhe asgjë personale! Së këndejmi gjithçka që kohëve të fundit është thënë nëpër koluaret tona ka qenë e shpifur dhe qëllimkeqe, antikosovare, me ose pa vetëdijen e folësve, shumë prej të cilëve ose janë vërtetë krejtësisht injorantë, ose janë të paguar që të llomotisin për të përhapur huti dhe abuzuar me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës, që kanë ardhur në pikën kritike të dëshpërimit", ka vlerësuar Skëndër Zogaj për "Bota sot".

Sipas tij, ai do të ketë rol ndikues në dialog, duke shtuar se udhëheqja e Kosovës duhet të punojë e jo të abuzojë.

"Absolutisht Lajçak nuk do të ketë rol ndikues në dialogun Kosovë-Serbi, por do të jetë dëshmitar i dialogut dhe i kërkesave që do të paraqesin të dy palët! Dialogun nuk e bën Lajçaku, por palët, prandaj udhëheqja kosovare duhet të punojë e jo të abuzojë! Caktimi i Lajçakut nuk ka të bëjë asgjë me raportet BE dhe SHBA, sepse, emërimi i këtij të fundit, është i rutinës së zakonshme programore diplomatike", ka deklaruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat