E konfirmuar: Ky është Kryeshefi ekzekutiv i ri në Ujësjellësin “Prishtina”

Politika

E konfirmuar: Ky është Kryeshefi ekzekutiv i ri në Ujësjellësin “Prishtina”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 prill 2020 Në ora: 19:52
Sokol Xhafa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozana Hajdari kanë mbajtur një konferencë për media, ku njoftuan se është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në mbledhjen e bordit të përkohshëm.

Pas këtij, shkarkimi u raportua në media se në këtë pozitë është emëruar Sokol Xhafa, ndërkaq ai në një prononcim për “Bota sot” nuk ka dashur të komentoj këtë, duke sugjeruar që të kontaktojmë me kryesuesin e bordit të Ujësjellësit “Prishtina”, Mentor Hyseni.

Kurse, kryesuesi Hyseni e ka konfirmuar për “Bota sot” se Xhafa është caktuar si ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv.

“Po, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme është caktuar si ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv”, ka deklaruar  Hyseni  për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat