Flet kryeshefi i ri i Ujësjellësit të Prishtinës, përfundimisht e zbulon nëse është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

Politika

Flet kryeshefi i ri i Ujësjellësit të Prishtinës, përfundimisht e zbulon nëse është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 prill 2020 Në ora: 20:02
Sokol Xhafa

Sokol Xhafa është caktuar nga bordi i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” si ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv.

Por pas, këtij emërimi në media u raportua se është anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar atë për ta pyetur rreth kësaj çështje.

Ai e ka mohuar kategorisht se është pjesë e Vetëvendosjes.

“Nuk kam qenë dhe nuk jam anëtar i asnjë partie”, ka thënë Xhafa për “Bota sot”.

Ndryshe, edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka mohuar se Xhafa është pjesë e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat