Situata e alarmante në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë jep detaje të padëgjuara – ja kush e kontrollon atë pjesë

Politika

Situata e alarmante në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë jep detaje të padëgjuara – ja kush e kontrollon atë pjesë

Nga: N. H Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim "Bota sot"

Situata e krijuar në komunat veriore të Kosovës gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit të ri po konsiderohet si e tensionuar.

Krejt kjo vije për shkak se institucionet shëndetësore në Kosovë nuk po arrijnë kurrsesi që të monitorojnë rastet me sëmundjen Covid-19 edhe në atë pjesë të vendit.

Njohësi i fushës së sigurisë është i mendimit se e vërteta e hidhur është se në atë pjesë që nga çlirimi e këndej, kontrollohet nga paramilitarët serb, dhe se zbatohen shumë ligje të Serbisë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një deklaratë të dhënë për gazetën “Bota sot”, fillimisht ka folur me gjendjen në të cilën është duke kaluar Kosova, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Tërnava konsideron se situata në tërë botën është alarmante, dhe kësaj të fundit i ka sjellë probleme të parapara.

Image
Hajrullah Tërnava

“Situata në të cilën gjendemi në përgjithësi është tepër alarmante në terë botën, sepse kjo pandemi me koronavirus i ka sjellë botës probleme të papara, dhe tani e terë bota është në gatishmëri dhe insistohet me këshillat mjekësore që të izolohemi nëpër shtëpi dhe mos të dalim pa nevojë jashtë aty ku banojmë, sepse çdo dalje jashtë është rrezik që me kontakte të ndryshme të bartet ky virus te secili qytetar, prandaj janë mbyllur shkollat, ndërmarrje të ndryshme, institucione të tëra përveç ndonjë dyqan me ushqimore etj, dhe vetëm në bazë të kësaj me çka po ballafaqohemi e mjaftueshme është që ta kuptojmë seriozitetin e kësaj sëmundje që në historitë e njëzimit nuk i është dhënë një rëndësi kaq e madhe alarmuese për të gjithë njerëzimin”, ka thënë Tërnava.

Kurse, për situatën në veri, Tërnava ka thënë se vendi atje, që nga paslufta nuk është nën kontrollin e plotë të shqiptarëve.

Eksperti i sigurisë shprehet se që nga çlirimi e këndej, ajo kontrollohet nga paramilitarët serbë, dhe zbatohen shumë ligje të Serbisë në të katër komunat në veri.

“Tani ne e dimë mirë që situata në veri është që nga lufta e deri më tani nuk është nën kontrollin e plotë të Kosovës, po të dalim në atë pjesë të veriut që e ndan vetëm ura, shohim flamuj të Serbisë të terë kah valojnë, shohim përmendore të Car Dushanit, shohim vetura me shkrime në tabela të ish Jugosllavisë, besa edhe hiq pa tabela që shëtisin sikur të mos ketë fare kurrfarë pushteti. Është e vërtetë se në ato pjesë e kemi policinë e Kosovës të përzier serbë e shqiptarë, edhe që numri më i madh është serb në bazë të popullatës se atij vendi, i kemi institucionet e drejtësisë, doganieret etj, por shikuar në tersi, lehtë vërehet dallimi, se aty në shikim të parë dallohet veriu me jugun në çdo aspekt, dhe kjo që e shpjegova e dëshmon të vërtetën e hidhur se në atë pjesë që nga çlirimi e këndej, kontrollohet nga paramilitarët serb, dhe zbatohen shumë ligje të Serbisë në të katër komunat në veri që gjenden, edhe në hyrje të komunave, nuk figurojnë mbishkrimet në tabelat e komunës, gjuha shqipe dhe emërimet zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç në gjuhën serbe edhe atë në qirilicë”, është shprehur Tërnava.

Ai me tej tha se në dhjetë vitet e fundit, për atë pjesë janë zhvilluar biseda të ndryshme.

Tërnava kujton edhe bisedat e vitit të kaluar, rreth idesë së ‘shkëmbimit të territoreve’ mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo situatë e pandemisë sikur e shpjegova tani, edhe në botë i ka detyruar që të bëhen pajtime-armëpushime edhe në ato 12 zona të luftës në botë. Prandaj, situata politike në ato pjesë të veriut të Kosovës që nga çlirimi e deri më tani nuk janë nën kontrollin e plotë të Kosovës, e si dëshmi e kësaj është që edhe vet funksionarët shtetërore: Kryetari, Kryeministri dhe Ministra që gjenden në pushtete, edhe gjatë mandatit të tyre nuk i vizitojnë ato vende, sepse mungon siguria shtetërore. Në 10 vitet e fundit janë udhëhequr biseda publike të shumta, por ka pasur edhe shumë biseda të fshehta, që është përfolur vet nga presidenti Thaçi në shumë raste, se do t’i korrigjohet kufiri Serbi-Kosovë, ose do të ketë shkëmbim të territoreve, ose do t’i japim Serbisë ato komuna të veriut, se edhe ashtu nuk na duhen ato të cilat na i ka dhënë-falë Rankoviçit etj. Marrë në tersi në ato pjesë të Kosovës mund të thuhet për të gjithë ata banorë se gjendja gjithnjë është e tensionuar”, tha ai.

Tutje, ai mendon se presidenti Thaçi ka frikë edhe nga padia e Dik Martit, për çka edhe paralajmëron se në një të ardhme të afërt mund të priten edhe ngritje të aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

“Tani i kishim ndërmjetësues amerikan si Grenell e të tjerë, që ndërmjetësuan nga përfaqësuesit e dy shteteve, Vuçiq dhe Thaçi, por në asnjë moment opinioni shqiptarë kurrë nuk është njoftuar për shumë biseda në tersi për çka po bëhet fjalë. Kemi pas rastin që në vitin 2013 janë nënshkruar Asociacioni me komuna serbe në Kosovë, por Gjykata Kushtetues i ka shpall si të jashtëligjshme, edhe tani populli po e ka friken se a mos po bëhet ndonjë marrëveshje në disfavor të Kosovës, sikur që e shpjegova më lart për ato të thënat e Thaçit për pjesët e veriut, e që në popull po dominon dyshimi se tani Thaçi edhe mund t’i nënshkruaj ato marrëveshje që veriu të ju takojë Serbisë, sepse frika të vet Thaçi ekziston që nga padia e Dik Martit në Gjykatën Specialë në Hagë, për të bërat gjatë luftës dhe pas saj, dhe kjo Gjykatë tani është aktive, dhe shumë dëshmitarë janë marrë në pyetje, dhe ditëve në vijim priten edhe ngritje të aktakuzave, për të dyshuarit në përgjithësi, prandaj, edhe vet Thaçi, gjendet në një panik lidhur me ketë, dhe dyshohet se a mos po akordohen që ato pjesë me ia dorëzuar Serbisë për ta shpëtuar vetën nga Specialja”.

Gjersa, përmend edhe demarkacionin me Malin e Zi, dhe konsideron se populli i Kosovës tashmë është i pakënaqur, dhe në mënyrë edhe po vijnë edhe reagimet e shumta.

“Kemi raste që ky dyshim na e forcon këtë bindje, se edhe në demarkacionin me Malin e Zi, Kosova i humbi 8200 hektarë tokë, e ngjashme ka ndodhur edhe me Maqedoninë. Tani me këto ndodhi popullata e Kosovës, është e pakënaqur, dhe në mënyrën e vet po reagon, e sidomos po zhvillohen debate të ndryshme televizive, edhe që mos ta harrojmë se në të gjitha këto biseda kur Thaçi i ka bërë rreth veriut, ai i ka përmendur si mundësi të shkëmbimeve edhe Preshevën e Bujanocin”, tha ndër të tjera ai.

Tërnava gjithashtu shpjegon se situata e tanishme në veri, mund të jetë pretekst që në Kosovë të shpallet edhe gjendje e jashtëzakonshme, dhe në rast të kësaj, ai parashikon se gjendja atje edhe mund të acarohet.

“Tani nëse në bazë të kësaj sikur që e shpjegova, kjo situatë mund të përdoret që të shpallet situatë e jashtëzakonshme, dhe nëse shpallet kjo gjendje e tillë, atëherë FSK-ja duhet të dal në veri në kufi me Serbinë, Leshak-Leposaviq, dhe këtu mund të acarohet gjendja dhe të vjen deri te konflikti i armatosur mes ushtrisë serbe dhe FSK-së së Kosovës, dhe në këtë konflikt me armatimin modern që e posedon Serbia, ajo mund edhe të ngadhënjej, dhe të vriten shumë ushtarë shqiptar, në atë konflikt, dhe të bëhet spastrimi i disa fshatrave shqiptare nëpër ato komuna në stilin e “Olluja” në Kroaci gjatë luftës, dhe të spastrohet ai vend njëherë e përgjithmonë nga shqiptarët, dhe faji të na mbetet ne, dhe të bëhet një ndërhyrje prej ndërkombëtarëve, dhe të vendosen edhe kufijtë tani zyrtarë në mes të urës së Ibrit, dhe për gabimet e bëra tani Kosovës si mbetet tjetër, pos të pajtohet me një gjendje të tillë, dhe në situatë të tillë edhe miqtë tonë si Amerika e tjera shtete, të na dënojnë me ketë nguti që e kanë bërë prijësit e shtetit të Kosovës, normal që kjo krejt sikur e shpjegova, mund të jetë një skenar i përgatitur nga të tjerët”, shpjegon Tërnava.

Krejt në fund, Tërnava thekson se “loja e demarkacionit” mes Vuçiqit dhe Thaçit, ende mund të jetë një lojë e kombinuar dhe aktive.

Përderisa ka kujtuar edhe interesimin në atë veri të vendit e bërë vite më parë, ku ka humbur jetën heroi Enver Zymberi, rast të cilin e konsideron si të pasuksesshëm.

“Në të kaluarën jo të largët, ishte një intervenim i organizuar me policinë e Kosovës në veri, me urdhra të më të mëdhenjve të shtetit asaj kohe, dhe i pasuksesshëm, ku na u vra polici Enver Zymberi, i cili u shpall edhe hero i kombit, por tani ai më nuk është i gjallë, dhe familja e tij me fëmijët e tij, e ndejnë mungesën e tij përditë. Kjo lojë për demarkacionin mes Vuçiqit dhe Thaçit, ende mund të jetë një lojë e kombinuar, në të cilën kanë marrë pjesë edhe ndërmjetësues ndërkombëtar, e sidomos do t’iu shpaguante mundi i bërë që një kohë të gjatë i Hashim Thaçit, dhe Gjykata Specialë nuk do ta ketë më atë rol ndaj tij sikur që ishte planifikuar”, ka thënë krejt në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat