Berisha: Ku është tretur morali në politikën shqiptare?

Politika

Berisha: Ku është tretur morali në politikën shqiptare?

Nga: D.B. Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:20
Objekti i Qeverisë

Të gjithë politikanët e aktivizuar në çështjen shoqërore që njihen në politikë prej kohërave të mëparshme e deri në ditët e sotme nëpër vendet apo shtetet e botës nuk kanë qenë e as nuk janë engjëj, por ka pasur prej tyre që kanë qenë dhe janë e kundërta absolute e tyre.

Pra në përditshmërinë tonë ka shumë politikan që merren me politikë por ata janë të padenjë për tu marrë me këtë profesion.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se këtu nuk bëhet fjalë për një dy tre apo katër persona, por numri i tyre është shumë më tepër.

“E them këtë pasi ne shumë shpesh themi se në politikë duhet të angazhohen njerëzit më të mirë të mundshëm apo më të mençurit si dhe më të sinqertët që i ka një shoqëri apo një komb. Kjo do të thotë se te ne mbisundojnë bindja e përgjithshme shoqërore se nëse ka politikan të mire ata do tu përmbahen disa rregullave apo dhe parimeve të caktuara morale. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë sepse në shumicën e shteteve të botës ka pasur edhe politikan të mirë por ata me kalimin e kohës kanë ndryshuar shumë në sjellje dhe në karakter fatkeqësisht për të keq”, ka thënë analisti politik Berisha.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi i karakterit të tyre e ka bërë të veten dhe këta individ janë shndërruar në kafshë politike.

Image
Ejup Berisha

 

Politikanët e tillë me kalimin e kohës kanë filluar të mos zbatojnë aspak moral në politikë edhe pse këta formalisht apo deklarativisht kanë thënë se veprimet e tyre janë të moralshme, por në aspekt faktik nëse analizohen të njëjtat në to nuk ka shume moral bile në disa prej tyre nuk ka kurrfarë moral. Njerëzit e moralshëm në kohërat bashkëkohore cka është më e keqja kanë filluar të stigmatizohen apo edhe të anashkalohen nga ana e qytetarëve duke i cilësuar ata edhe si të pa aftë për tu marrë me politikë. Gati pothuajse  të gjithë politikanët të cilët janë munduar të promovohen në politikë si të ndershëm dhe të moralshëm ose nuk kanë arritur të fitojnë në zgjedhje, ose edhe nëse kanë fituar janë rrëzuar në mënyra të ndryshme konspirative nga pushteti. Më i freskët është rasti i rrëzimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës e dalë dhe e formuar nga zgjedhjet e parakohshme të muajit tetor të vitit të kaluar”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

Sipas tij, atëherë zgjedhjet i fitoi një elitë e politikanëve të ri të moralshëm dhe të pa korruptuar e të gatshëm që ti bëjnë ndryshimet e nevojshme dhe të domosdoshme në politikën e Kosovës, por kot ky tentim i tyre pasi nuk pati sukses ngase elitat e mëparshme e bënë grushtetin.

“Pra të thuash se je i gatshëm që ti bësh ndryshimet dhe se do të Qeverisësh në mënyrë të ndershme dhe të moralshme kjo nuk është ndonjë  edhe i pranueshëm se do të kesh sukses në politike apo si duket kjo gatishmëri dhe përpjekje pozitive ka efekt afatshkurtër sepse shumë shpejte do të përgatitet kundërsulmi nga ana e forcave kundërshtare të cilët do ta bëjnë Puçin. Më tej po të tillët po thonë se ne po vijmë në pushtet, por nuk do të vjedhim, dhe kjo nuk është gjithashtu ndonjë gatishmëri e pranuar mirë nga ana e qytetarëve sepse shumica e tyre do të thonë lere se prej tij apo prej tyre nuk ka ndonjë leverdi. Qytetarët shqiptar sot më shumë gojarisht dhe moralisht i përkrahin politikanët e moralshëm dhe të sinqertë ndërsa në fakt më tepër i përkrahin politikanët e pamoralshëm dhe të  pasinqertë. Në një cikel zgjedhor në Republikën e Maqedonisë pat konkurruar një parti me moton “me dinjitet dhe përgjegjësi” dhe ai subjekt politik në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2006 mezi se i pat fituar 2400 vota. Dhe pse është i rëndësishëm morali në politikë ky është i rëndësishëm për ta bërë përzgjedhjen e njerëzve të duhur dhe pozitiv në politikë, sepse supozohet se këta do të mundësojnë funksionimin më të mirë dhe më të suksesshëm jo vetëm se të institucioneve shtetërore por edhe të sistemit politik në përgjithësi”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha

 

 

Ai konsideron se që të arrihen këto objektiva në politikë politikanët duhet të detyrohen që gjatë veprimeve apo dhe aktiviteteve të tyre që i ndërmarrin të zbatojnë edhe moral, apo ato ti mbështesin në parime si dhe me norma morale.

 

“Pra asnjë politikan qoftë i mirë dhe jo i mirë nëse ka mundësi ti shmanget moralit do ta bëj një gjë të tillë. Pasi që njerëzit janë më të prirur që të gjitha gjërat ti bëjnë me forcë dhe me dhunë sepse kjo e shkurton afatin për ti zbatuar punët apo dhe obligimet në ambientin politik. Pra me moral do te ketë më shumë tentime për zvarritje te kryerjes se aktiviteteve politike por me të këto gjëra bëhen më mirë dhe në mënyrën më cilësore gjë që të njëjtat do të jenë më të pranueshme për shumicën e pjesëtarëve të shoqërisë”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat