Kërkohet pastrimi i LDK-së nga segmentet e SHIK-ut

Politika

Kërkohet pastrimi i LDK-së nga segmentet e SHIK-ut

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 9 prill 2020 Në ora: 10:12
LDK

E gjitha filloi me shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm, Agim Veliu nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Duke vazhduar më pas me iniciativën e LDK-së, për ta rikthyer Veliun në pozitën e tij, në të kundërtën qeveria Kurti do të përballej me mocionin e mosbesimit.

Kthimin në pozitë të Veliut nuk e pranoi Kurti, duke vazhduar të shprehej i vendosur për vendimin që mori.

Kështu, LDK-ja, në krye me Isa Mustafën, iniciojnë mocionin e mosbesimit duke prishur koaliconin me LVV-në. Kundër këtij mocioni u shpreh kryeparalementarja Vjosa Osmanit, e cila u shpreh se LDK-ja do të mbetët partia e saj, mirëpo që nuk e përkrahë këtë mocion.

Kuvendi i Kosovës mbanë seancën e jashtëzakonshme duke e votuar mocionin e mosbesimit dhe rrëzuar qeverinë e Kurtit me 82 vota pro. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti filluan edhe debatet e ashpra kundrejt LDK-së, duke e parë si një parti e cila i nënshtrohet ende politikës se presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Kritikat më të mëdha i mori kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të cilin e konsideruan si shkaktar kryesor për rrëzimin e kësaj qeverie dhe si iniciator i këtij mocionit edhe në këtë situatë pandemie.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, flasin njohësit e çështjeve politike të vendit.

Duhanaj: LDK cilësohet si organizatë e kapur nga SHIK-u

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh LDK cilësohet si organizatë e kapur nga SHIK-u edhe kur ekziston një grup minorë që nuk i përfillë linjat e LDK-së, nuk cilësohet ai si i ndikuar, por cilësohet pjesa e madhe e cila e ka mbështetjen e forumeve.

“Është zhvillim mjaft interesat të fokusohemi në deklaratat të cilat bëhen pa u matur-kuturu, duke etiketuar kolektivisht subjekte dhe nganjëherë shumicën e shoqërisë. Fjala SHIK, është nga me të keqpërdorurat në ketë segment. P.sh: shpesh akuzohet PDK si e terë si një organizatë që veç punë të liga të ketë ba. Ose edhe me flagrante është puna kur, LDK cilësohet si organizatë e kapur nga SHIK-u edhe kur ekziston një grup minorë që nuk i përfillë linjat e LDK-së nuk cilësohet ai si i ndikuar, por cilësohet pjesa e madhe e cila e ka mbështetjen e forumeve. Secili lider i LDK-së duke përfshirë edhe Rugovën, ka qenë i akuzuar në forma të ndryshme. Tani ky i tanishmi akuzohet si komunist”, u shpreh, Duhanaj.

Më tej, Duhanaj, thotë që çdo parti duhet të ketë profilin e saj në mënyrë që të di secili kufijtë e vetë pra të ketë një statut, e kështu duke mos lejuar që veprimet e ndryshme të ndikojnë në parti.

“Shtrohet pyetja këtu; Pse nuk quhet VV pjesë e SHIK-ut, kur shumica e ish komunistëve të shndërruar me vonë në enverist përkatësisht në SHIK-st, janë sot pjesë e tyre. Për mendimin tim, një parti e cila do t'u pëlqente militantëve të partive kundërshtare, mos qoftë. Kjo vlen edhe për LDK-në, edhe për subjektet tjera. Secila parti, duhet ta ketë profilin e vetë. Dallimi i LDK-së është se çdoherë brenda trungut të saj tolerohen jo vetëm mendime ndryshe sepse kjo është rrjedhë normale demokratike. Por edhe veprime ndryshe, që nisen në kundërshtim me vendimet e shumicës. Kjo nuk është normale”.

“Prandaj LDK, duhet të ketë të sanksionuar në statut, deri ku ka të drejtë të veprojë mendimi ndryshe dhe ku janë kufijtë që tejkalojnë proceset e demokracisë së brendshme. As LDK, e as partitë tjera nuk duhet të kthehen sipas dëshirave të oponenteve dhe zhurmagjinjeve politik”, përfundoi, Duhanaj.

Mehazi: LDK-ja duhet eliminuar gardën e vjetër të Isa Mustafës e të zëvendësohet me Vjosa Osmanin

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që LDK-ja, në momentin që rrëzoi qeverinë Kurti humbi shumicën e popullatës të Kosovës, duke vënë në dilemë se diçka brenda partisë nuk është në rregull.

“Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kurtit popullatës së Kosovës ia bëri me dije e të qartë se në çfarë drejtimi politik është duke shkuar Isa Mustafa, se s'është në rrugën politike të ndryshimeve, por në rrugën politike të PANIT, SHIK-kut dhe Thaçit. Me rrëzimin e Qeverisë së Kurtit, LDK-ja la mënjanë dëshirat e votuesve të vet, por edhe shumicës së popullatës së Kosovës, u shkëput nga e reja për të përkrahur politikën regresive të vjetër e të kapur nga pushteti. Mposhtja e qeverisë së Kurtit zbuloi shumë dilema se diçka nuk është në rregull me vetë LDK-në, se aty bëhet një luftë e fshehur gjeneratash, në mes dy grupeve politike, atyre të përkrahësve të PDK, SHIK-ut dhe Hashim Thaçit, në krye me Isa Mustafen, Hazirin dhe Veliun, kundër grupit progresiv të Vjosa Osmanit”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi, tha që LDK-ja, nëse ka autoritet atëherë duhet të eliminojë gardën e vjetër të Mustafës duke e zëvendësuar me atë të Osmanit, pasi në krye me Vjosa Osmanin kjo parti do të ishtë më e mirë.

“Nëse LDK-ja ende do të jetë e autoritetshme atëherë duhet eliminuar gardën e vjetër të Isa Mustafës e të zëvendësohet me Vjosa Osmanin e autoritetshme ndaj rinisë dhe popullatës së Kosovës. Shkurt, pas mocionit LDK-ja u nda në dy drejtime, njëri i frikshëm e i pa besueshëm me Isa Mustafën që hapur përkrah Hashim Thaçin e PDK-në, dy, e ardhmërisë dhe e shpresave në krye me Vjosa Osmanin që përkrahë perspektiven e RKS, Albin Kurtin. Do të ishte shumë e shëndetshme për LDK-në, po edhe për popullatën e shtetësinë e Kosovës që në krye të kësaj partie të ishte Vjosa Osmani e kurrë më Isa Mustafa”, përfundoi Mehazi.

Burjani:LDK e ka një problem për të bashkëpunuar me VV

Image
Blerim Burjani

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nëse në LDK do të ketë vazhdimisht mendime të ndryshme dhe synime të ndryshme atëherë kjo parti nuk do të vazhdojë të ketë një program politik e programor, duke cekur edhe bashkëpunimin me LVV.

“Jo, PDK dhe strukturat nuk ndikuan në LDK, është e vërtetë se ka divergjenca në opinione politike në këtë subjekt politik, ka individ që mendojnë ndryshe, disa figura të larta politike në këtë subjekt i quajnë si normale, përderisa dalja nga konceptet partiake e programore apo vendimeve politike është mjaft serioze, pasi që partia është institucion që vepron me vendime e jo me teke individuale. Po që secili të ketë mendim ndryshe ajo më nuk do të ishte partie e njerëzve që ndajnë vlerat e njëjta politike e programore. LDK e ka një problem për të bashkëpunuar me VV që nuk ka të bëj me PDK e SHIK por me këtë subjekt politik që asnjë s’mund të bëjnë me të”, u shpreh Burjani.

Më tej, Burjani, tha që LDK është frikësuar të ketë një koalicion me LVV pasi që VV është parti e një njeriu i cili pretendon që i di të gjitha, kështu juristi shprehët që vetëm LDK dhe PDK mund të zgjidhin çështjen e dialogut si forca kapital politike të shteti.

“VV është parti e njeriut, i cili pretendon se gjithçka e di dhe e ka zgjidhjen e një demokraci nuk paraqet vlerë demokratike të shumicës por të njeriut jo të përgjegjshëm për demokracinë, mbajtja e pushteti për vete dhe për teke në këtë parti e ka bërë që LDK të i frikësohet aventurave të pakufishme të një njeriu që nuk dihet se ku do të shkojë apo arritë, kjo sjellë seriozitetin e veprimit të LDK dhe ndarjen nga koalicioni,prishja e këtij koalicionit ishte e domosdoshme për shkak se nuk ka kapacitete VV të udhëheqë dialogun fare, me pengue po por me zgjidhë kurrë, andaj më mirë është kështu, konsideroj se të gjithë duhet të bëhen bashkë për një zgjidhje me Serbin e jo me politika personale për rritje të brendshme politike e interesi nacional të jetë i fundit”.

“Vetëm LDK dhe PDK mund të zgjidhin çështjen e dialogut si forca kapital politike të shteti, këto tjerat nuk munden s’kanë as guxim për vendimmarrje e as nuk kanë kapacitete për zgjidhje”, përfundoi Burjani, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat