Mehazi: Fundi politik i Thaçit do jetë Albin Kurti

Politika

Mehazi: Fundi politik i Thaçit do jetë Albin Kurti

Nga: D.B. Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:23
Kurti dhe Thaçi

Në lidhje me atë se a do të dështoj presidenti Thaçi dhe tjerët, për të bërë qeveri në kohën kur VV po refuzon dhe bojkoton shtetin, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “ Bota sot” se  nëse dikush prej politikanëve do ta rrëzonte të pamposhturin e politikës së Kosovës Hashim Thaçin, padyshim se ai është Albin Kurti.

Sipas tij, Albin Kurti jo vetëm që do ta rrëzojë nga froni Thaçin, po edhe do ta fundosë nga aktivitetet e më tutjeshme politike, dhe pa dyshim se fundi politik i Thaçit do jetë Albin Kurti.

Image
Sulejman Mehazi

“Të kota janë të gjitha stërkëmbëzat politike të Thaçit dhe partive të tjera për krijimin e një qeveria pa LVV, kundërshtarët e Albinit, mund ta fitojnë betejën me një fare qeverie të përkohshme që do jetë jo vetëm kundër dëshirës së shumicës së popullatës, por edhe kundër kushtetutës së Kosovës, megjithatë, një gjë dihet se luftën e përhershme politike do ta fitojë Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Mocioni kundër Kurtit ua zbardhi qëllimet e errëta partive që kanë sunduar, pushtuar e vjedhur popullatën, pushtetin e Kosovën. Ardhmëria politike e Kosovës është gjenerata e re në krye me Kurtin e Vjosa Osmanin, ka kaluar më koha e politikanëve të korruptuar e të kapur nga shteti e popullata e Kosovës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat