Isë, dil matu pa Vjosën, as pragun nuk e kalon

Politika

Isë, dil matu pa Vjosën, as pragun nuk e kalon

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 prill 2020 Në ora: 18:41
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Shpërthimin e Vjosa Osmanit ndaj bashkë-partiakëve të saj në LDK, e kam pritur dhe e vlerësoj krejtësisht të arsyeshëm. Dihet tashmë se pas vdekjes së dr. Rugovës, LDK asnjëherë nuk ka pasur një figurë më të dashur për anëtarësinë e vet se sa Vjosa Osmani, dhe këtë nuk e themi me perceptimi por me statistika. Janë pikërisht këto statistika që i japin të drejtë Vjosa Osmanit të tregojë fuqinë e saj brenda LDK-së, në një kohë kur ka edhe të atillë që  mundohen t’i tregojnë derën asaj.

Ndonëse edhe nga vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në zgjedhjet e 2014 zonja Osmani edhe pse u rëndit me numër 81 doli të ishte femra më e votuar me 45 mijë e 500 vota. Ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Vjosa Osmani ka arritur që të marr 162 mijë e 209 vota, derisa LDK-ja në tërësi, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, ka marrë 197 mijë vota, pra mbi 80 % të votave janë prurje të Vjosës, fakt që askush nuk mund të kontestoj. Edhe një fakt tjetër se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të shkuar ka ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës. Për ironi Vjosës i tregojnë derën ata që nuk kanë pasur guxim të futën në zgjedhje, pasi e dinë fare mirë se si do të kalonin në zgjedhje.

Fatkeqësisht Vjosa u përdor si karrem nga një debakël që e priste LDK-në për shkak të veprime të tyre, sidomos koalicionit me PDK dhe bërjen president të Hashim Thaçit. Pikërisht flirtimet e një pjesë të LDK-së më PDK kanë sjellë irritimin e madh të anëtarësisë të saj, e të cilët dolën të tradhtuar nga vet Isa Mustafa, i cili në fushatën për zgjedhjet e 2014 deklaronte me zë “kurrë koalicion me PDK-në”, premtim që e theu. Fal Vjosa Osmanit LDK arriti që edhe në zgjedhjet e 2017 por edhe në ato të 2019 të kalonte jo keq,pra anëtarësia dhe mbështetësit e LDK nuk e ndëshkuan LDK për hir të Vjosa Osmanit, e cila doli garante se koalicion me PDK nuk do të ketë. Nëse do të ishin sado pak të zgjuar pjesa e LDK me në krye Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Driton Selmanaj etj  sdo të futeshin në “ luftë” me Vjosën, pasi e dinë se Vjosa i mban në xhep të vogël të gjithë.

Ashtu si tha edhe Vjosa mbrëmë në një intervistë në televizion “le të dalin të matën para qytetarëve” dhe e shohin si po kalojnë. Pa Vjsoën LDK nuk e kalon as pragun,  si rezultat i të gjitha premtimeve të pa mbajtura të tyre, përfshirë edhe ato të fundit. Në zgjedhjet e fundit LDK premtonte se nuk do të bëjë koalicion me partitë e PAN, me të cilat tani po synon të arrijmë marrëveshje, konkretisht AAK dhe NISMA. Këto të dy parti nuk dallojnë asgjë nga PDK kur bëhet fjalë për zhvatje të vendit, tenderave dhe dëmeve të mëdha që i kanë bërë vendit. Përfshirë këto dhe sidomos akuza të tyre ndaj Vjosës pa të drejtë, LDK nuk guxon të shkojë në zgjedhje, e di mirë se do të pësoj tronditjen më të madhe të saj që nga themelimi.

Pikërisht njerëzit që në kohën e dr. Rugovës nuk guxonin as të afrohen në zyre të LDK-së sot thirrën në emër të tij, për të arritur tek pushteti, e të cilin pastaj e përdorin për qëllimi personale, që nuk ka të bëjë asgjë më filozofinë e dr. Rugovës. Vjosa është përfaqësuesja më e denjë e Rugovës dhe frymës së tij, jo koalicion me PDK dhe ata që vjedhin vendin, mbajtja e premtimeve ndaj qytetarëve si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në të cilën janë të përfshirë edhe ata që me paturpësi i tregojnë derën zonjës Osmani. E keqja më e madhe për LDK janë soji i Agim Veliut, që janë fundërrinat nga të cilat LDK duhet të pastrohet sa më parë, ose rrezikon të mbetet parti nën pragun e 5 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat