Dy V-të që e aktivizuan opozitën

Politika

Dy V-të që e aktivizuan opozitën

Nga: A.M. Më: 10 prill 2020 Në ora: 11:50
Ilustrim

Edhe pse në kohë pandemie, tashmë disa lider politikë kanë filluar vizitat e tyre nëpër komuna te ndryshme në Kosovë.

Lidhur më këtë çështje, analisti politik, Faton Mehmeti, e ka quajtur të turpshme shfrytëzimin e kësaj gjendje nga liderët opozitarë.

“Është e turpshme që liderët e opozitës, shfrytëzojnë këtë rast për të dalur në takime në qytete dhe fshatra për të bërë fushatë. Përveç institucioneve që janë të ngarkuara për t'u marrur me virusin, të tjerët janë të panevojshëm. E kam parë se si lideri i PDK gjatë vizitës në Ferizaj as nuk respektonte gjërat elementare në këtë situatë, as doreza dhe as mbajtje të distancës në një grumbull njerëzish”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm se kush po interesohet për shëndetin e tyre, e kush për votën e tyre.

“Tani nuk është koha për politike kur është në pyetje jeta e çdo qytetari, tani si asnjëherë tjetër puna dua t`u lihet autoriteteve përgjegjëse, si dhe duke zbatuar rekomandimet e tyre. Fatkeqësisht kjo pandemi po shpërfaq dukurinë e njohur :as në momente jetike për jetën nuk arrijmë të jemi bashkë. Ky virus një dite do ikën, por virusi i politikaneve të papërgjegjshëm do të mbetet. Megjithatë qytetarët janë të vetëdijshëm se kush po interesohet për shëndetin e tyre, e kush për votën e tyre”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat