Thaçi sërish i kërkoi Kurtit emrin e mandatarit, juristi jep parashikimin se kur do bëhet Kosova me Qeveri të re

Politika

Thaçi sërish i kërkoi Kurtit emrin e mandatarit, juristi jep parashikimin se kur do bëhet Kosova me Qeveri të re

Nga: N. H Më: 10 prill 2020 Në ora: 22:37
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sërish një letër liderit të Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”, shkruan Thaçi në letër.

Kjo është hera e dytë që presidenti i drejtohet Lëvizjes Vetëvendosje duke i kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Se kur do krijohet qeveria e re, për këtë çështje ka folur edhe juristi i njohur.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka shpjeguar në detaje proceduarat se si duhet të veprohet në të tilla raste.

Burjani mes tjerash shpjegon se janë dy afate, ai 15 ditorë dhe tjetri 10 ditorë, dhe pas këtyre procedurave presidenti me partitë politike duhet ta propozojnë zgjidhjen.

Image
Blerim Burjani

“Brenda 25 ditëve nga dita që ka filluar procedura , e kjo procedurë ka filluar të vijojë nga dita e parë që ka dërguar presidenti letrën për propozuar kryeministrin e ri, presidenti duhet të përfill procedurën 15 ditore sipas kushtetues si afat i parë dhe afati i dytë 10 ditorë. Pas këtyre dy fazave atëherë presidenti bazuar në nenin 82.2 me partitë politike duhet të propozojnë zgjidhjen”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka bërë me dije se Kosova mund të ketë qeveri pas 25 ditëve, që nga dita e parë që ka dërguar kërkesën presidenti.

“Pra, Kosova mund të ketë qeveri pas 25 ditëve që nga dita e parë që ka dërguar kërkesën, pra duhet të shpenzohen afatet kushtetuese dhe procedurat, atëherë duhet të sillet zgjidhja. Kjo normal do të krijohet një praktik e re demokracisë parlamentar e cila krijon precedentë demokratik në situatat e kësaj natyre që ballafaqohet Kosova me pandemi”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se letrën e parë presidenti tek lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte dërguar më 2 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat