Përplasja Osmani-Selmanaj, Haziri zbulon detaje nga ‘beteja’ e brendshme e LDK-së – ja kush po e shfrytëzon këtë situatë

Politika

Përplasja Osmani-Selmanaj, Haziri zbulon detaje nga ‘beteja’ e brendshme e LDK-së – ja kush po e shfrytëzon këtë situatë

Nga: N. H Më: 14 prill 2020 Në ora: 21:42
Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj, foto ilustrim nga “Bota sot”

Një replikë e ashpër ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili është kryetar i komisionit parlamentar për legjislacion.

Deputeti Selmanaj në fjalimin e tij tha se interpretimi i kryetares Osmani rreth kësaj seance është për ta legjitimuar sjelljen e kësaj qeverie.

Pas kësaj, Osmani kërkoi t’i ndalet fjala deputetit Selmanaj.

Për t’i komentuar këto zhvillime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar analistin politik, Nexhat Haziri.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përplasja e sotme mes Osmanit dhe Selmanajt nxjerrë në pah tashmë betejën e brendshme në këtë parti.

Image
Nexhat Haziri

“Përplasja e sotme në Kuvendin e Kosovës, mes kryeparlamentares Osmani dhe deputetit Selmanaj, përpos që është e dëmshme për LDK-në, nxjerrë në pah tashmë betejën e brendshme në LDK, në mes grupit pro Kurti të cilën e përfaqëson Vjosa Osmani, dhe grupit tjetër anti-Kurtit, numerikisht më i madh se i pari”, ka thënë fillimisht Haziri.

Sipas tij, të tilla përplasje do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, dhe se konsideron se kjo betejë nuk do ta nxjerr fituese Osmanin, e cila iu ka qasur në mënyrë të gabuar.

“Këto përplasje do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, pasi shihet edhe si një garë e hapur për fronin LDK-së, një betejë që mendoj se nuk do ta nxjerr fituese znj. Osmani e cila iu ka qasur në mënyrë të gabuar, gjithnjë për mendimit tim, kësaj gare, pasi përkrahja nga jashtë strukturave dhe anëtarësia e LDK-së, nuk garanton assesi marrjen e timonit të LDK-së”, shprehet ai.

Në fund, analisti politik ka nënvizuar se qasja e Osmanit pro VV-së se sa pro LDK, po e shfrytëzohet mjaftë mirë nga kundërshtarët e saj.

“Dhe këtë qasje më shumë pro Lëvizjes Vetëvendosje se sa Lidhjes Demokratike të Kosovës të znj. Osmani po e shfrytëzojnë mjaftë mirë kundërshtarët e saj në LDK. Andaj, përplasje të tilla si kjo që ndodhi sot në mes kryeparlamentares Osmani dhe deputetit Selmanaj, që të dytë vijnë nga LDK-ja, do të shohim në vazhdimësi për aq sa kohë kjo përbërje e kuvendit të jetë funksionale”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat