Isë, mos bëj koalicion me Ramushin e Fatmirin, për hir të fëmijëve, mos i vrit ëndrrat tyre

Politika

Isë, mos bëj koalicion me Ramushin e Fatmirin, për hir të fëmijëve, mos i vrit ëndrrat tyre

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 prill 2020 Në ora: 21:15
Isa Mustafa

Zhvillimet e fundit politike kanë nxjerr në pah një LDK që nuk është për t’u patur zili. Një parti që edhe amatorët politik, dhe jo vetëm, e thonë se kjo parti është futur në një rrugë që nuk i sjell dobi asaj . Duke nisur që aktin e saj të paprecedentë që të shkarkojë qeverinë në kohë pandemie, dhe përpjekjet e saja të formuar qeverinë të kryesuae nga ajo, përkundër që qytetarët i kanë dhënë votën dikujt tjetër. LDK në kohën e dr. Rugovës është shquar parti institucionaliste, e cila edhe nën Isa Mustafën gjithnjë u është përgjigjur ftesave të Hashim Thaçit, por paradoksalisht refuzoi atë të kryemisntrit Kurti për të diskutuar për gjendjen aktualee me coronavirus.

Pastaj përpjeket e saja për të bërë koalcion me AAK dhe NISMËN, dy parti që nuk kanë besim dhe nuk gëzojnë simpati tek qyetatarët, për shkak të aferave korruptive. Hipokrizi e quaj deklratën e Isa Mustafës se do të  bëjmë qeveri me njerëz që nuk kanë problem me ligjin, derisa bën koalcion me AAK dhe Nismën, a ka ku shkon më keq. AAK e Ramush Haradianj që shpenzoi edhe rezverat shtetërore dhe e la vendin pa asnjë cent, duke keqpërodrur paranë publike. Apo Fatmir Limaj dhe partia e tij që shquhen për edhe pulat i ka “punësuar” duke sheklur mbi të gjtiha normat elementare.

Me njerëz të tillë pretendon Isa Mustafa të bëjë qeveri të pastër. Aman, kë pandeh profesori Isa Mustafa se po gënjën, një popull që ditë e natë vetëm për politikë flet. Jo Isë, u ka humbur rruga në oborr. Andaj,dhe do habitem shumë nëse nuk jeni i vetëdijshëm se këto veprime nuk ndikojnë në rritje të partisë që përfaqësoni, ose keni ndonjë qëllim tjetër.

Ky popull asnjëhëerë nuk do u fal që po riktheni prap në politikë ata që e kan zhvatur deri në palcë këtë popull, akoma nuk është vonë Isë, mos bëjë koalicion me Ramushin dhe Fatmirin, jeni votuar për ndrshim jo vazhdim të PAN. Isë,reflekto, mund të mbetesh i nderuar por edhe i poshtëruar, mmos zjgedh këtë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat