Ky është personi që ka vdekur nga Covid-19, ishte oficer doganor

Politika

Ky është personi që ka vdekur nga Covid-19, ishte oficer doganor

Nga: A.M. Më: 23 prill 2020 Në ora: 14:54
K. Q.

Edhe një person ka ndërruar jetë sot nga COVID 19 kështu kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive.

Siç mëson gazeta “Bota sot” personi që ka ndërruar jetë është K. Q. (emri i njohur për redaksinë) i moshës 53 vjeçare.

Ndryshe, ai punonte si oficer doganor në Vërmic që nga viti 2000.

Këtë e ka konfirmuar edhe Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës. Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, thuhet në njoftim Dogana e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat