Koalicioni LDK-AAK-Nisma përball sfidës për qeverisje me duart e pastra

Politika

Koalicioni LDK-AAK-Nisma përball sfidës për qeverisje me duart e pastra

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 29 prill 2020 Në ora: 20:02
Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, foto nga legjislatura e kaluar

“Lufta për pastrimin e politikes është lufte e vogël, por nuk janë më të poshtër se serbet politikanet e Prishtinës. Ideologjitë e majta nuk duhet të gjejnë strehë as për varr në Kosovë. Po të ulesh në bankën e akuzës qethtarët që shkruajnë në internet dhe tu thuash numëroni krimet e politikaneve shqiptare të Kosovës, nuk u punojnë gishtat 99% prej akuzuesve se nuk dine çfarë të thonë në bankën e akuzës kundër politikaneve. Ndërsa në internet gjejnë boll thashetheme. Unë kështu e kam pare gjithë punën time ne me shume se dy dekada si gazetar qe kam fole e shkruar për Kosovën”, ka thënë profesori dhe njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu.

Derisa kandidati për kryeministër nga LDK-ja,  Avdullah Hoti, pasi mori propozimin për krijimin e qeverisë, u zotua se qeveria e re do të krijohet nga njerëz të aftë, profesionalë dhe me duar të pastra. Një gjë e tillë është duke u parë më dyshime pasi që siç dihet pjesë e qeverisë Hoti pritet te jenë edhe partia e Ramush Haradinaj AAK dhe ajo e Fatmir Limajt Nisma Socialdemokrate, derisa të dy këto parti njihen për keqpërdorime dhe nepotizëm të lartë ne qeverinë e kaluar.

Avdullah Hoti menjëherë pasi mandatimit të ti për kryeministër ishte zotuar për një qeveri profesionale dhe me duar të pastra.

“Në qeverinë që unë do ta drejtoj nuk do të ketë njerëz që kanë probleme me personalitetin e tyre, ose që kanë probleme me ligjin. U garantoj se do ta themelojmë qeverinë më profesionale që ka pasur ndonjëherë Kosova, qeveri me duar të pastra dhe zhvillim ekonomik dyfish më të madh, sepse askush më mirë se ne nuk di ta bëjë këtë punë”, tha Hoti.

E tashmë, duket se AAK ka marr masa që njerëzit e saj brenda qeverise Hoti të jenë me duar të pastra.

LDK dhe AAK kanë arritur marrëveshje koalicioni për të formuar Qeverinë.

Nga AAK në pozitën e zëvendëskryeministrit do të jetë, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj- Stublla do të jetë ministre e jashtme, ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selimi, të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi ndërsa të Arsimit, Ramë Lika, shkruan Bota sot.

Qeveria e LDK-së, sigurisht se edhe mund të garantonte për një qeveri më duar të pastra, pasi edhe tani ministrat e saj, në qeverinë Kurti, janë cilësuar si ndër më të mirët.

E rëndësishme, kushtetutshmëria e Qeverisjes së LDK-së

Në lidhje më këtë, profesori dhe njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë se nëse qeveria e re e drejtuar nga LDK është kushtetuese, kjo do të ishte  gjeja kryesore sot.

Ai ka thënë, se sa i përket qe a do te jete qeveria me duar te pastra apo jo, se për Kosovën në situatën ku është politikisht, është me mire të ketë një qeveri me ndonjë ministër me duar të “papastra”, që mund të hetohen nga drejtësia, se sa të ketë një qeveri me ideologji të papastër e të papranueshme për Kosovën dhe plagët që ka kaluar ajo nga pushtimi komunist serb e sllav.

Image
Rexhep Shahu

“Më mirë një qeveri me një, dy apo tre ministra hajna se sa një qeveri që ka vetëm ideologji dhe mëson popullin të haj edhe bar e të mos shkelë parimet dhe sfidon aleatin strategjik të Kosovës Amerikën që na dhuroi lirinë e pavarësinë, duke i thënë mos ndërhyj ne punët e brendshme te Kosovës, kur Amerika ia ka bere Kosovës punët e brendshme e të jashtësme se pa Amerikën sot ne Prishtine do te flitej serbisht dhe nuk behej fjale te kishte president shqiptar, kryeministër shqiptar, kryetar parlamenti shqiptar, 100 deputete shqiptare ne parlament me 120 deputetë etj etj.

Jam kundër luftës frontale që u bë tash sa kohe qe ta bindin popullin se gjithë klasa politike ne Kosove janë kriminele, hajna, të poshtër, te ligj”, ka thënë Shahu.

Sipas profesorit, ideja se vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë të mirë dhe të tjerët janë të ligj nuk qëndron.

“Po i bie se vetëm Albini dhe VV janë të mirë dhe gjithë shqiptaret e tjerë janë të ligj. Po i bie ne fund se janë me të mirë serbët se sa politikanët aktuale shqiptarë që kane qeverisë dy dekada dhe me këta politikanë, Kosova ka arritur këto që ka që edhe pa sy e qorr, e sheh se ka ndryshime kolosale në raport me Kosovën nën Serbi. Atëherë duke akuzuar gjithë klasën politike si të poshtër, po i bie se paskemi qenë më mire nën Serbi.

Akuza politike dhe përfoljet e pista në bllok për gjithë klasën politike për ta bërë të pistë gjithë klasën politike të Kosovës, gjithë Kosovën do ti kishte zili edhe Beogradi. Nuk është e pistë gjithë klasa politike e Kosovës sepse populli i Kosovës nuk është i pistë që u ka dhënë votat.

A ka të pistë, ka plot por jo në bllok. Duke akuzuar në bllok atëherë mbetet vetëm VV dhe Albini të mirë. Edhe shqiptari me i keq është me i mirë se serbi më i mirë sepse është shqiptar e jo serb. Unë besoj se ka flliqana, haraçista se kam shkruar plot herë, besoj se ka intriga e kurthe, por një gjë nuk tolerohet, cenimi i marrëdhënieve me Amerikën, karshilleku ndaj Amerikës”, ka thënë për “Bota Sot” Rexhep Shahu.

“Ideologjitë e majta nuk duhet të gjejnë strehë as për varr në Kosovë”

Shahu, po ashtu ka shpjeguar se ka shqiptarë shpirtshitur që i bën dëm atdheut, por është shqiptar dhe jo serb që qeverisë e drejton në Prishtinë. Lufta është bere të dëbohet Serbia e pushteti i saj prej Kosove.

“Lufta për pastrimin e politikes është lufte e vogël, por nuk janë më të poshtër se serbet politikanet e Prishtinës. Ideologjitë e majta nuk duhet të gjejnë strehë as për varr në Kosovë.

Po të ulesh në bankën e akuzës qethtarët që shkruajnë në internet dhe tu thuash numëroni krimet e politikaneve shqiptare të Kosovës, nuk u punojnë gishtat 99% prej akuzuesve se nuk dine çfarë të thonë në bankën e akuzës kundër politikaneve. Ndërsa në internet gjejnë boll thashetheme.

Unë kështu e kam pare gjithë punën time ne me shume se dy dekada si gazetar qe kam fole e shkruar për Kosovën”, ka thënë profesori dhe njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu.

Derisa LDK aktualisht në qeverinë Hoti ka disa ministra si të vlerësuar shumë mirë për punë, partia tjetër e cila pritet të jetë në koalicion me LDK-në, AAK-ja është e akuzuar vazhdimisht për nepotizëm dhe keqpërdorim të parasë publike.

Zogaj: Deklaratat e LDK i shoh si thirrje për  ndryshim

Njohësi i çështjeve publike Skender Zogaj, ka thënë për “Bota Sot” se zhvillimet politike dhe shtet formuese të Kosovës së lirë dhe të pavarur, fatkeqësisht po e ndjekin shembullin e shtet zhvillimit të Shqipërisë së Ismail Qemalit, që siç dihet është përballur më  vështirësi të mëdha dhe,  edhe sot, pas plot 108 vitesh nuk ka arritur të bëhet shtet i mirëfilltë, sepse ende nuk është as i lirë as i pavarur!

Image
Skender Zogaj

“Ky model pikë për pikë po përsëritet qe 20 vjet në Kosovën e hallakatur nga partitë destruktive politike, të cilat si ushujza po ia thithin gjakun popullit të vet, i cili e ka humbur busullën dhe më nuk e di as çka bën as çka dëshiron! Rezultat i këtij deliri janë partitë ekzistuese politike, të cilat përfaqësojnë vullnetin e pjesëve të ndryshme elektorlale, dhe si të tilla, nuk mund të anashkalohen, sepse e kushtëzojnë realitetin tonë shoqëror! Pra nga këto parti nxirret udhëheqja shtetërore e vendit! Numrat janë thelbi filozofik dhe ligjor i formimit të qeverisjes demokratike! Në rastin konkret, kur koalicioni VV - LDK ra, vullneti i shumicës partiake nuk mund të mos përfillet, dhe, në një kësi pozite, me miellin që ke duhet të gatuhet  buka, e jo me miellin që nuk e ke” ka thënë Zogaj për deklarimet e LDK-së se do të këtë qeveri më duar të pastra.

Zogaj, ka thënë po ashtu se deklaratat e LDK-s për qeveri me duar të pastra janë bukur shumë iluzive sepse, duart e ndyta janë shumë të thella dhe të forta! Mirëpo, partitë do të duhej ta kuptojnë se, është çasti i fundit që reflektojnë dhe t'i flakin të gjithë ata që kanë problem me ligjin! Ky pastrim duhet të ndodh prandaj, deklaratat e LDK i shoh si thirrje për  ndryshim, dhe si mundësi që partitë politike të shkëputen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, që po e mbajnë të ngulfatur Kosovën.

Duhanaj: Qeverisja e shkurtër nga koalicioni VV- LDK, nuk u përmbajt pa keqpërdorur pozitën

Edhe analisti politik Leon Duhanaj shprehet skeptik sa i përket se Qeveria e cila po pritet të formohet mund të jetë qeveri më duar të pastra pasi që kjo dukuri më shumë është dukuri shoqërore dhe që qëndron brenda trupit kolektiv.

Image
Leon Duhanaj

“Kur kemi të bëjmë me qeverisje  me duar të pastra, për fat të keq duhet ta themi se kjo çështje, nuk është thjeshtë një  akt deklarativ partiak, apo edhe një nismë e vullnetit të mirë.

Për fat të keq, problemi qëndron shumë me thellë sa që trajtohet. Ai është problem shoqërorë të cilin e kemi brenda trupit tonë kolektiv. Për ta ndryshuar ketë gjendje, duhet të shkoj akoma kohë sepse, është mision i pamundur që gjërat të ndryshohen  si me si me prerje cezariane.

Ajo çfarë mund dhe duhet të bëj Qeveria, por dhe politika në përgjithësi, duhet të jetë lufta sistematike  kundrejt  dukurive negative. Kjo duhet të ndodhë si rezultat i vullnetit të morë dhe presionit publik. Gjerë me tani, nuk është që jemi treguar të suksesshëm si shoqëri që t'u shmangem keqpërdorimeve dhe keq menaxhimeve. Madje edhe Qeverisja e shkurtër nga koalicioni VV- LDK, nuk u përmbajt pa keqpërdorur pozitën në qeverisje për t'i uzurpuar bordet e agjencioneve publike” ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, dukuritë e shëmtuara si: korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar ekonomik etj. Duhet të mbetet sfidë e vazhdueshme e institucioneve por dhe e opinionit publik, që të tregohet me syçelë dhe me konsekuent në ketë luftë përmes presionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat