Akuza ndaj Isa Mustafës: Ka luajtur me dy karta me Vetëvendosjen

Politika

Akuza ndaj Isa Mustafës: Ka luajtur me dy karta me Vetëvendosjen

Nga: A.M. Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:08
Isa Mustafa, Albin Kurti

Publicisti Rexhep Elezaj, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, është shprehur se insistimi për krijimin e Qeverisë së re ka për qëllim të provokojë trazira.

“Ndoshta nuk do kisha thënë se LDK-ja me insistimin e saj për ta bërë qeverinë me disa parti të ish PAN-it, ka për qëllim të provokojë trazira, ndonëse ajo duhet të jetë e vetëdijshme se me vet faktin që po insiston me çdo kusht me e formuar qeverinë tjetër si mandatarë e dytë, pas rrëzimit të qeverisë “Kurti”, kjo qeveri  dosido do jetë antikushtetuese..!? Kështu që, jam i mendimit se po që se formohet qeveria nga LDK-ja, AAK-ja, NISM-a, situata politike në Kosovë do të eskalon drejt destabilizimit, dhe si rrjedhojë nëse kjo ndodhë, atëherë në mënyrë automatike situata do provokohet, ngase elektorati i LVV-je, nuk do pranon që fitoren e tyre t’ua uzurpojë LDK, pra me siguri do ketë protesta të mëdha, madje ato mund të jenë edhe të dhunshme, duke pasur parasysh faktin se votuesit dhe elektorati i LVV-je mbi 80% janë të moshës së re”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, është shprehur se është parë gjatë kohës së bisedimeve për të krijuar Qeverinë Kurti,  se Mustafa ka luajtur me dy karta me LVV.

“Prandaj, e them me bindje se diskursi politik i LDK-së, që kur filluan bisedimet midis këtyre dy partive, para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 për të bërë koalicion bashkë qeverisës, për vrojtuesit e vëmendshëm ka qenë e qartë, se Isa Mustafa po luan me dy karta me LVV-je, gjë që me vetë daljen e saj nga koalicioni me VV-jen dhe rrëzimin e qeverisë “Kurti” me mocion mosbesimi me 25 mars, dëshmoi se nuk ishte aspak e sinqertë ndaj LVV-je, duke zbuluar synimet shumë qëllim këqija ndaj saj dhe vetë Albin Kurtit si kryeministër..!?”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij,  është bërë shkelje e rënd e Kushtetues dhe se e quan skenar të rrezikshëm për rendin kushtetues të Kosovës veprimet e ndërmarra për krijimin e një qeverie të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat