“PAN dhe Pronto mafia u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, mësohet arsyeja pse pikërisht Mustafa i bashkoi ata

Politika

“PAN dhe Pronto mafia u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, mësohet arsyeja pse pikërisht Mustafa i bashkoi ata

M.H Nga M.H Më 30 prill 2020 Në ora: 10:43
Isa Mustafa

Gjatë ditës së djeshme është nënshkruar koalicioni mes LDK dhe AKR, është nënshkruar marrëveshja për koalicion mes LDK-së dhe AAK-së, të cilat pritet të qeverisin bashkë, teksa kësaj të fundit do t’i përkasin 4 ministri, edhe ajo e Punëve të jashtme, Këtë e ka konfirmuar Ramush Haradinaj përmes një prononcimi për media.

“U nënshkrua marrëveshja besojmë se me punë do t’ia dalim në këtë kohë të vështirë”, tha ai. Ai tutje ka treguar edhe emrat për ministri dhe zëvendëskryeministrin nga AAK. AAK në këtë Qeveri mban përgjegjësi për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Arsimit.

ZV/kryeministër është Besnik Tahiri, Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i zhvillimit ekonomik është Blerim Kuqi dhe ministër i Arsimit është profesor Ramë Lika. Gjithashtu pritet të nënshkruhet marrëveshje edhe me NISMËN, AKR-në, minoritetet e Listën Serbe.

Në lidhje me këtë temë Dr. Profesor, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që të gjithë bashkë u bënë për ta rrëzuar qeverinë Kurti, pasi ky i fundit filloi ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duke u bërë bashkë kështu PAN dhe Pronto mafia që ta ndalin qeverinë Kurti me çdo kushte.

“Kjo është qeveri jashtë kushtetuese, qeveri e partive politike të korruptuara, qeveri e turpit dhe me duar të pista. Pas fitores bindëse të 6 tetorit 2019, e sidomos pas zgjedhjes së qeverisë së shpresës të Albin Kurtit për Kryeministër i cili filloj të përjetësoi premtimet e dhëna se do të luftoi krimin e organizuar, korrupsionin,nepotizmin dhe se do të bëjnë një rendë dhe rregull ne respektimin e Kushtetutës dhe ligjit. Bishat e egra të PAN dhe Pronto mafisë e humbën turrin. Këto bisha nga errësira e malit thanë, u betuan dhe u përbetuan se: Albin Kurti duhet të ndalët më çdo kusht përndryshe do të përfundojmë shumë keq. Pra,të gjithë maskarenjtë e skenës politike të korruptuar u bënë bashkë me të njëjtin qëllim të gozhdohet,të rrëzohet qeveria Kurti”, u shpreh Profesori.

Më tej, Maxharraj, thotë që për ta përfunduar këtë punë e gjetën më të ligun e që ishte Isa Mustafa duke ia bashkangjitur edhe ambasadorin nga Amerika Grenell, pasi që të dy ishin të pajtimi që të rrëzohet kjo qeveri an ipse e gjithë bota merreshin me koronavirusin që vriste shumë njerëz.

Image
Binak Maxharraj

“Filloi fushata më e egër dhe barbare nga të gjitha anët për ta njollosë qeverinë Kurti dhe vetë Kryeministrin Albinë Kurti. Çfarë nuk e quajtën deri në tradhtar. Aq me keq këta proamerikan falso me emra akademikësh e quajtën Kurtin antiamerikan, se po don me na prishë me Amerikën e çka mos tjetër. O tempora, o moris. Për ta kryer këtë punë e gjetën me të ligun ndër më të liget Isa Mustafën i cili më paturpësinë më të madhe e nisi mocionin për rrëzimin e qeverisë si partner i koalicionit që ishte sepse koalicioni veç ishte një farsë e turpit të LDK. Lojë e pistë e akademikëve falso të LDK. Shkuan edhe me larg, sepse të turpëruarit kur nuk mujn të kryejnë vetë punë kërkojnë ndihmë nga Amerika”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat