Pacienti nga Gjilani që vdiq nga Covid-19 ishte në dializë, nënkryetari i komunës jep detaje për pacientet e tjerë të dializës

Politika

Pacienti nga Gjilani që vdiq nga Covid-19 ishte në dializë, nënkryetari i komunës jep detaje për pacientet e tjerë të dializës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 maj 2020 Në ora: 15:14
Arbër Ismajli

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur për situatën e dhe rastet e personave të cilët janë të infektuar me Covid -19.

 Nënkryetari Ismajli ka thënë se gjendja e personave të cilët janë të cilët janë pozitivë me Covid -19 janë në gjendje stabile.

“Jemi në situate stabile, nga 51 raste në total që kemi pasur 26 tashme i kemi të shëruar, 2 të vdekur, 3 janë në hospitalizim dhe sipas mjekeve gjendja e tyre është stabile dhe 20 janë në vetizolim pa simptome të gripit mirëpo Pozitive!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Për më tepër, ai ka informuar se stafi mjekësor dhe pacientet e Dializës janë testuar, ku gjithë kanë rezultuar negativ, pasi që një pacient ka ndërruar jetë nga Covid -19.

“Personi i cili ka ndërruar jetë ka qenë në dializë në Gjilan, menjëherë pasi është dërguar në kliniken infektive si i prekur me covid 19, ne kemi ndërmarrë aksionin për dezinfektimin e hapësirave në dializë dhe gjithashtu me urgjencë janë testuar i gjithë stafi mjekësor dhe pacientet e Dializës, ku të gjithë kanë rezultuar si negative, pra e vlen me u përmend që edhe familjaret e të ndjerit Muhedin Ibrahimi pas testeve që ju kanë bërë kanë dal negative e gjithë familja!”, ka përfunduar Ismajli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat