Ky është fati i LDK, AAK dhe NISMA që do i pret pasi nënshkruan koalicion mes veti

Politika

Ky është fati i LDK, AAK dhe NISMA që do i pret pasi nënshkruan koalicion mes veti

M.H Nga M.H Më 2 maj 2020 Në ora: 22:33
Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Ditë më herët është nënshkruar koaliconi mes LDK, AAK dhe NISMA, të cilat pritet të qeverisin bashkë.

“U nënshkru marrëveshja besojmë se me punë do t’ia dalim në këtë kohë të vështirë”, tha Haradinaj.

Ai tutje ka treguar edhe emrat për ministri dhe zëvendëkryeministrin nga AAK.

AAK në këtë Qeveri mban përgjegjësi për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Arsimit.

ZV/kryeministër është Besnik Tahiri, Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i zhvillimit ekonomik është Blerim Kuqi dhe ministër i Arsimit është profesor Ramë Lika”, tha ai.

Gjithashtu marrëveshje u nënshkrua edhe me NISMA, minoritetet e Listën Serbe. Nga kjo e fundit pritet të del një zëevendëskryeministër e që po flitet që të jetë Goran Rakiç.

Këtë e ka konfirmuar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

“Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të ketë postin e zëvendëskryeministrit", ka thënë ai para gazetarëve.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që kjo qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë për më tepër Kushtetuesja e rrëzoi.

Image
Faton Mehmeti

“Fatkeqësisht egoja për pushtet i ka vërbuar ata që deri dje kritikonin qeverinë për 100 teste nga Serbia, dhe sot pinë raki dhe bëjnë pazare me Listën Srpska, organe të Beogradit në Kosovë. Një qeveri e tillë, është jeshtkurtë dhe si e tillë nuk mundet në asnjë mënyrë t'i mbijetoj kohës për më tepër ka mundesi që Kushtetutesja e rrëzoi”, u shpreh Mehmeti.

Tutje, Mehmeti shtron një pyetje se si do të reagojn Haradinajt pasi ata u zgjuan kundër testeve nga Serbia ndërsa tash bëjnë koalicon me Serbinë, duke shtuar që LDK dhe AAK pritet të pësojn rënie gjersa NISMA të zhduket.

“Tani nuk dihet si reagon Daut Haradinaj që thonte edhe me u zgju vëllëzërit e mi nuk marr teste nga Serbia, a thua po të zgjohen vëllëzërit e tij nga varri a do turpërohen me dautind eh rmaushin kur shohin si bëjnë pazare më serbë kundër shqiptarëvë? Kjo është e turpshme, dhe kjo qeveri vetëm sa do të rris votat e opozitës që do të mbetet, ndërkohë qe LDK pritet të pësoi rënie ashtu edhe AAK pritet mos të kaloj pragun dhe Nisma të zhduket, ky do të jetë fati i këtyre partive që po synojnë të bëjnë koalicion, për të rehatur veten e tyre”, përfundoi Mehmeti, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat