Shahu tregon se kujt mund t’i besohet Ministria e Punëve të Jashtme

Politika

Shahu tregon se kujt mund t’i besohet Ministria e Punëve të Jashtme

Nga: A.SH Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:36
Rexhep Shahu

Me nënshkrimin e koaliconit mes LDK dhe AAK, janë ndarë edhe ministritë përkatëse për partitë. Ministria e Punëve të Jashtme i ka takuar AAK-së. Atë pritet ta udhëheqë zonja Meliza Haradina-Stublla.

Analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se, diplomacia mund t’i besohet gjithkujt sepse nuk ka politika personale ose partiake.

“Besoj se diplomacia ose çdo dikaster tjetër mund t’i besohet gjithkujt sepse nuk ka politika personale apo partiake në asnjë lloj qeverie demokratike që jep llogari në parlament, mendoj unë”, shprehet Shahu.

Ai më tej, thotë se, politika e jashtme e një shteti nuk është pronë as atribut i ministrit të jashtëm por e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit.

“Aq më tepër duke ditur se Kosova është shtet i vogël dhe i ri dhe çështjet e ministrisë së jashtme janë çështje që trajtohen me vëmendje të shtuar nga të tre instancat, qeveri, parlament dhe presidencë. Kështu mendoj unë”, përfundon Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat