Flet për “Bota Sot” nënkryetarja e Vetëvendosjes: Kjo është e vetmja zgjidhje

Politika

Flet për “Bota Sot” nënkryetarja e Vetëvendosjes: Kjo është e vetmja zgjidhje

Nga: A. J Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:12
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Albin Kurti

Vetëvendosja është e bindur se Gjykata Kushtuese do të sjell vendim që mbështet idenë e kësaj të fundit e që janë zgjedhjet e reja në vend sapo të kaloj pandemia COVID-19.

Derisa LDK-ja është e gatshme për të bërë qeverinë e re dhe ka marr edhe dekretin për kryeministër nga presidenti Thaçi një gjë e tillë u vlerësua si tejet e rrezikshme dhe vjedhje e vullnetit të popullit. Albin Kurti si kryeministër në detyrë edhe një herë është shprehur se vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe se nuk askush nuk mund të bejë qeveri të re pasi që ketë vetëm zgjedhjet mund ta deklarojnë se kush është fitues e kush humbës.

Image
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Nënkryetrja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se pret nga Gjykata Kushtetuese profesionalizëm dhe korrektësi si dhe paanësi. Nga të gjitha institucionet pres respektim të Kushtetutës.

“Nga Gjykata Kushtetuese pres profesionalizëm dhe korrektësi si dhe paanësi. Nga të gjitha institucionet pres respektim të Kushtetutës. Sa i përket situatës epidemiologjike, tani jemi në një situatë shumë më të mirë, mirëpo vazhdon nevoja për kujdes të shtuar dhe zbatim të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria në detyrë është duke menaxhuar me shumë sukses në të gjitha dikasteret. Çdo Qeveri e re fiton legjitimitet vetëm përmes një procesi të rregullt zgjedhor, prandaj mendoj se zgjedhjet janë zgjidhja”, ka thënë për “Bota Sot”, nënkryetrja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat