Çfarë u fsheh pas deklaratës për mërgatën nga Haxhi Hoti?

Politika

Çfarë u fsheh pas deklaratës për mërgatën nga Haxhi Hoti?

M.H Nga M.H Më 9 maj 2020 Në ora: 22:30
Haxhi Hoti

Ish-anëtari i partisë së NISMA, Haxhi Hoti, ka dhënë deklaratë ditë më parë në lidhje me mërgatën e Kosovës. Në deklaratë ai shkroi që “Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit”, shkroi Hoti.

Reagime të shumta patë nga figurat politike dhe gjithashtu nga bashkëatdhetarët tanë që gjenden jashtë Kosovës, të cilët u shokuan nga kjo deklaratë skandaloze e Hotit.

Pas kësaj deklarate parita NISMA në Rahovec reagoi duke u shprehur e distancuar nga kjo deklaratë e Hotit. Ata u shprehën që dënojn ashpër gjuhën e përdorur nga Hoti dhe se mërgata është motoi I ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit.

Gjithashtu NISMA për Kosovën në Rahovec deklaruan që Z.Hoti nuk është përfaqësues i NISMES në degën e Rahovecit dhe se e gjitha se çfarë ka shkruar ai ka qenë mendim i tij personal

Në lidhje me këtë analisti politik nga diaspora, Idriz Zeqiri, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që "Ka gjetë shesh e bënë përshesh", -thotë populli. Përndryshe, po të funksiononte drejtësia, tashmë, e munguar në Kosovë, për kërcënimin e bërë me jetë, ndaj kryeministrit Albin Kurti, do të zinxhirosej.

Dhe se kur dihet se gjysma e popullësisë të Kosovës jeton jashtë vendit, privimi nga votimi, nga zgjedhja, është akt kiminal, vazhdoi më tej, Zeqiraj.

“Haxhi Hoti ish-kandidat për deputet, nga "Nisma Socialdemokrate", me deklaratat e tij, herë fyerëse, e herë kërcënuese, është bërë i njohur me ahmakinë e tij neveritëse. Më parë Hoti kishte bër thirrje: "Albin Kurti i ka dy rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet". "Ka gjetë shesh e bënë përshesh", -thotë populli. Përndryshe, po të funksiononte drejtësia, tashmë, e munguar në Kosovë, për kërcënimin e bërë me jetë, ndaj kryeministrit Albin Kurti, do të zinxhirosej, pa pasur mundësi kafshimi dhe as lehje”.

"Mërgatës duhet me ligj me ia ndaluar, për të votuar në Kosovë", - shkruan Hoti! Në botën demokratike e drejta e votimit, zgjedhja e përfaqësimit të popullit, të udhëheqjes të shtetit dhe pushtetit, është e garantuar me ligj. Kusht është qenia shtetas dhe jo ku jeton. Këtë të drejtë e thotë edhe Kushtetuta e Republikës të Kosovës. Megjithatë, mos organizimi i zgjedhjeve në Mërgatë, edhe pse krejt i mundshëm, është anashkaluar, për të mos thënë mohuar. Arsyet kanë qenë dhe mbetën thjeshtë politike”.

“Mërgimtarët, shumësia e tyre, ishin mbështës të Ibrahim Rugovës, LDK-së. Tani, në garë ka hyrë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë që, PAN-i, me serinë e krimeve, hajninë masive zyrtare, haraçin e përgjakshëm, grabitjet, privatizimet e tenderimet korruptive, mujëshinë, arrogancën pushtetare të "komandantëve" profanë, neveriti mërgimtarët, të cilët njohin mirë rregullat e demokracisë. Dhe, ka qenë PAN-i, ai që ka pamundësuar organizimin e zgjedhjeve në Mërgatë. Kur dihet se gjysma e popullësisë të Kosovës jeton jashtë vendit, privimi nga votimi, nga zgjedhja, është akt kiminal dhe të tilla duhet vlerësuar edhe zgjedhjet, sepse nuk paraqesin zgjedhjen reale të organeve shtetërore e pushtetare”.

Tutje, Zeqiraj shprehët që rrjedhimisht, për nivelin e demokracisë së brendshme partiake, Kosova është kthyer në kohën e para Plenumit të 4-të të Jugosllavisë, pra, në epokën e Aleksandër Rankoviçit, në "diktaturën e numrave", me votimin e tufëzuar.

Duke u shprehur më tej që mëllefi i Hotit ndaj Mërgatës, ka frymëzimin e shefit të tij Fatmir Limaj. Ishin votat e Mërgatës, për Vetëvendosjen, që lënë jashtë sallës Parlamentare NISMA-n. Janë kalkulimet e PAN-it, të prirë nga Hashim presidenti.

“Një arsye shtesë është pajtimi në heshtje, i subjekteve politike mos krijimi i mundësive reale të votimit masiv të Mërgatës. Sepse mërgimtarët janë kritik karshi proceseve zgjedhore të brendshme partiake, të cilat janë formale, fiktive, aklamative. Pra, është anashkaluar votimi i fshehtë demokratik, madje, në të gjitha subjektet. Rrjedhimisht, për nivelin e demokracisë së brendshme partiake, Kosova është kthyer në kohën e para Plenumit të 4-të të Jugosllavisë, pra, në epokën e Aleksandër Rankoviçit, në "diktaturën e numrave", me votimin e tufëzuar”.

“Haxhi Hoti i NISMA -s, shkreton më tej: "Mos përziheni shumë në Kosovë, po ta kishin dashur vendin kaq shumë, ishin ardhë në luftë, për të luftuar për Kosovën".

“Mëllefi i Hotit ndaj Mërgatës, ka frymëzimin e shefit të tij Fatmir Limaj. Ishin votat e Mërgatës, për Vetëvendosjen, që lënë jashtë sallës Parlamentare NISMA-n. Janë kalkulimet e PAN-it, të prirë nga Hashim presidenti, që "e futën nga dritarja", këtë subjekt të lodhur, së bashku me matrapazin Pacolli, si paterica, për kalkulimet e radhës”.

“Sipas Hotit, mërgimtarët nuk duhet të "përzihen" në Kosovë! Por, Kosova është atdheu i shqiptarëve dhe i minoriteteve tjera. "Përzierja" e mërgimtarëve në Kosovë, është po aq e ligjshme, sa edhe rezidentëve në atdhe. Me sjelljet e tij kërcënuese, agresive e fyese, i çakorduari dhe i çekuilibruari, Haxhi Hoti, dëshmon se nuk ka as dashuri dhe as respekt, për Kosovën dhe qytetarët e saj. Është i nevojshëm bashkëpunimi i Prokurorisë, me shërbimin mjekësor psikiatrik”.

Zeqiraj shprehët që angazhimi I mërgatës për atdheun e tyre është proverbial dhe se paraja e Mërgatës, ishte baza e përballimit civil dhe ushtarak, përgjatë luftës në Kosovë. Prania fizike e mërgimtarëve në luftë, është e faktuar në dokumentacionin ushtarak.

Image
Idriz Zeqiraj

“ Largimi i hershëm i qytetarëve nga Kosova, në vitet 1970-2000, me atë të vonshëm, 2000-2020, ka një emërues të përbashkët: varfërinë. Pushtuesi serbo-sllavë, shqiptarët i trajtoi si qytetarë të dorës së dytë, ndërsa në vitet `90-a, intensifikoi persekutimin, përndjekjen, largimi u shtua. Kurse pas çlirimit, "komandantët", në komandë të shtetit dhe të pushtetit, me krimin e organizuar dhe hajninë zyrtare industriale, shuan shpresën e rinisë, për të jetuar dinjitetshëm në Atdhe”.

“Angazhimi i Mërgatës tonë për Atdheun e tyre, tashmë, është proverbial. Ishte kjo Mërgatë që dogji etapat, përshpëjtoi ndryshimin e mënyrës së jetesës në Kosovë, duke e lëndëzuar me kontributet e tyre, për ta zbutur varfërinë e skajshme. Kjo Mërgatë ka meritën, tashmë, të pranuar botërisht, për mbijetesën e Kosovës, në dekadën errëtake të pushtimit të egër millosheviçian, të papunësisë massive”.

“Angazhimi i mërgimtarëve, individual e gruporë, në begatimin e Fondit Qendror dhe të fondeve të tjera lokale, është i dëshmuar. Paraja e Mërgatës, ishte baza e përballimit civil dhe ushtarak, përgjatë luftës në Kosovë. Prania fizike e mërgimtarëve në luftë, është e faktuar në dokumentacionin ushtarak dhe lapidarët anekënd Kosovës. Synimi për ta mohuar këtë të vërtetë sipërore, është i marrëzishëm, deri në idiotësi”.

Tutje, analisti përmend ata të cilët u flijuan për atdheun e tre qoftë me armë apo logjistik dhe se mëkatet e PAN dhe bashkëpunëtoreve të tyre I falin në heshtje.

“Përpjekjet e mërgimtarëve, për lirinë e Kosovës, datojnë qysh në vitet `80-a. "Kurbanër" të lirisë së Kosovës, u bënë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri, Rasim Zenelaj dhe të tjerë. Qysh në krismat e pushkëve të para në Kosovë, shumë burra e djemë të Mërgatës, u bënë pjesë e luftës, qoftë me armë apo logjistikë, përfshi këtu edhe autorin e këtyre radhëve. Andaj, kjo është shpifje denigruese e provokative e radhës e Haxhi Hotit”.

“PAN-i, si formacion politik, i koalicionuar për efekt mbrojtje reciproke nga Gjykata Speciale, ngaqë krerët dhe bashkëpunëtorët e tyre, janë nën akuzën e përbashkët, për krime lufte, kryesisht, vrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë, kanë inkriminuar edhe shumë militantë. Për rrjedhojë, tani, shefat kanë ndërvarësinë e vartësve. Prandaj, mëkatët e tyre i falin në heshtje. Kështu ndodhi edhe me fyerjen shpifëse të Haxhi Hotit ndaj Mërgatës tonë. Kandidati për deputet emërohet nga Qendra e partisë, shefi i saj, pavarësisht se ai e paska bazën në Rahovec. Dhe, Qendra heshti deri pak ditë më parë u distancua nga Hoti”.

Në fund, Zeqiraj thotë që autori problematik Haxhi Hoti, deklaratën e tij nuk e bëri në afeksion e rastësishëm, por, gjakftohtë e ngeshëm, dhe, kjo duhet bërë, për ta shpëtuar atë pjesë të anëtarësisë, që nuk ka ngarkesa inkriminuese.

“Subjekti i Hotit, NISMA, duhej të reagonte e para, të distancohej nga anëtari i saj bastard, përsëritës në shpifje, provokime e kërcënime. Por, skandalet e bandës-PAN, janë aq numerike, sa që llogaritën si normalitet. Autori problematik Haxhi Hoti, deklaratën e tij nuk e bëri në afeksion e rastësishëm, por, gjakftohtë e ngeshëm. Edhe sikur ta bëjë një kërkim-falje, nuk mund të besohej si e sinqertë”.

“Subjektet që përbëjnë koalicionin PAN, kanë degraduar politikisht dhe moralisht. Ndoshta, nisma për paligjshmërinë e tyre, do të ishte më logjike, se sa përpjekja për edukimin e rehabilitimin e militantëve të tyre gangsterë dhe me elemente të bollshme rrugaçërie. Dhe, kjo duhet bërë, për ta shpëtuar atë pjesë të anëtarësisë, që nuk ka ngarkesa inkriminuese”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat