Juristi i njohur krahason Vetëvendosjen me PAN-in, ai thotë se ushqejnë njëra tjetrën politikisht

Politika

Juristi i njohur krahason Vetëvendosjen me PAN-in, ai thotë se ushqejnë njëra tjetrën politikisht

Nga: A. J Më: 12 maj 2020 Në ora: 22:11
Thaçi, Limaj, Haradinaj, Veseli

Derisa zyrtarë të VV-së, kanë publikuar dokumentet, komentet që presidenti i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se po përgjigjet ta mashtrojë atë me të pavërteta. Sipas tyre në faqen 28 të komenteve, Presidenti ka thënë të pavërteta për mocionin e vitit 2017, kur shkruan se "në rrjedhë të mocionit të mosbesimit, Kuvendi mori vendim për shpërndarjen e tij", ndërsa më pak thotë se gjeni të bashkëngjitur vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe njoftimin e Kryetarit të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa dokumentet janë ndryshe.

Në lidhje më këtë juristi dhe analisti politik Blerim Burjani ka thënë për “Bota Sot” se kjo është një presion ndaj gjykatës Kushtetuese nga Vetëvendosja dhe si e tillë duhet të ndalet.

“Këto janë  tentativa për manipulim e masës dhe për të krijuar një version të ri të rezistencës politike nga Lëvizja vetëvendosje, këto qare ekstreme kundër rendit kushtetues duhet të ndalen.

Image
Blerim Burjani

Ky organizim i ri i tipit jo qeveritar  si VV po formon degë të saja, dhe tash se fundmi grupi për kryeministrin, duhet  vetëdijshëm qytetar që kësi lloje dhe grupe të mos përkrahen nga askush në Kosovë, PAN është keqbërës por edhe këta janë të njëjte si PAN-i , VV ekstrem i PAN-it dhe këto janë në kontradikta njëra e ushqen tjetrën politikisht , këto janë dëmet që i behën shtetit ose tentojnë të i bëjnë” ka thënë Burjani.

Sipas tij, vetëvendosje duhet të ndal presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikim deri me tash askush në ketë gjykatë, kjo është e pavarur dhe duhet të ndalen veprimet lobiste dhe gjëra të tjera antikushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat