Mehazi: Vendimi i Kushtetueses në favor të dekretit të Thaçit do të sjellë revoltë qytetare

Politika

Mehazi: Vendimi i Kushtetueses në favor të dekretit të Thaçit do të sjellë revoltë qytetare

Nga: A.SH Më: 14 maj 2020 Në ora: 20:50
Hashim Thaçi

Rrëzimi i Qeverisë ka ngjallur pakënaqësi tek një masë e njerëzve dhe protestat janë përmendur si alternativë për të shprehur pakënaqësinë.

Ditë më parë Shoqëria Civile, ka bërë prova për protestë në këtë kohë kur e gjitha bota po përballet me pandeminë COVID-19, e po ashtu edhe vendi jonë.

Në lidhje me këtë profesor Sylejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, nëse Gjykata kushtetuese vendos të ketë zgjedhje atëherë besojmë se nuk do ketë protesta e trazira popullore.

“Nëse pas 29 majit, Gjykata Kushtetuese vendos për Zgjedhje të reja Parlamentare, atëherë besojmë se nuk do ketë protesta e trazira popullore, çdo gjë do jetë në rregull, e partitë politike do bënin përgatitjet e tyre për Zgjedhje të reja parlamentare, po nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të dekretit të Thaçit, atëherë situata mund të përkeqësohej deri në revoltë apo protestë jo vetëm nga të pakënaqurit e LVV-së, por nga shumica e popullatës së Kosovës”, shprehet Mehazi.

Ai thotë se populli shqiptar i Kosovës është lodhur më me lojërat e pista politike të tipave të Thaçit, Mustafës, Haradinajt.

“Popullata shqiptare e Kosovës është lodhur më me lojërat e pista politike të tipave të Thaçit, Mustafës, Haradinajt, prandaj dhe Gjykata Kushtetuese duhet të ketë kujdes ndaj veprimeve te tyre juridike, e mbarësia e Kosovës për Kushtetuesen do të ishin Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse veprimet e Gjykatës Kushtetueses janë të mbrapshta, Anti-Kurtiane, atëherë normale se do ketë revolta e protesta të mëdha kundër formimit të qeverisë së Hotit”, përfundon profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat