“Mesazhi i Kadri Veselit për Milaim Zekën, mbyllni gojën, ju njoh ‘si parën e kuqe’”: Zeqiraj godet fort Zekën dhe Haxhiun, ja çka zbulon për ta

Politika

“Mesazhi i Kadri Veselit për Milaim Zekën, mbyllni gojën, ju njoh ‘si parën e kuqe’”: Zeqiraj godet fort Zekën dhe Haxhiun, ja çka zbulon për ta

Nga: N.Sh Më: 18 maj 2020 Në ora: 11:28
Milaim Zeka, Baton Haxhiu

Edhe publicisti Idriz Zeqiraj ka folur për ish-deputetin e Kosovës, Milaim Zekën dhe gazetarin Baton Haxhiu.

Zeqiraj për gazetën “Bota sot” thotë se, sistemet komuniste shquhen për shumësinë e hafijeve, spiunëve, informatorëve. Megjithatë, sipas tij, vendet komuniste dallonin nga njëri-tjetri.

“Për shembull, Gjermania Lindore, me 16 milionë banorë, kishte 85 mijë agjentë të fshehtë. Ndërkohë që Shqipëria, me 2.5 milionë banorë, kishte trefishin, pra, 265 mijë agjentë. Sepse Enver Hoxha kërkoi nga Byroja Politike se "unë dua të di se çfarë flasin burrat shqiptarë, me gratë e tyre nën jorgan!" Edhe Jugosllavia hafijet, agjentët i kishte të bollshëm, sidomos në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare jashtë Kosovës. Agjentët janë regjistruar me nofka ose shifra. Këta agjentë, përveç nofkës të dhënë nga UDB-a, kur penetronin brenda grupit ilegal, treshe apo pesëshe,  merrnin edhe nofkën shqipe. Grupet ilegale politike në Kosovë, kanë nismuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe kanë vazhduar deri në vitet `90-a”, thotë Zeqiraj i cili shton se, në saje të agjentëve numerikë, shumë syrësh edhe profesionistë, janë denoncuar, zbuluar dhe ndëshkuar të gjitha grupet ilegale.

Ai pohon se në vitet `70-a, filloi punësimi i shqiptarëve të Kosovës në Perëndim dhe gjetkë.

“UDB-a u përkujdes për t`i infiltruar agjentë e saj në Mërgatë. Është bërë publike përgjimi, nga hafijet shqiptarë, i Jusuf Gërvallës, deri edhe në kontrollimin e postës private. Agjentët kanë përcjellur bashkëkombësit e tyre. Ata kanë raportuar Qendrën, UDB-në për protestat, organizatorët më aktiv dhe veprimtaritë tjera kundra sistemit jugosllav. Rrjedhojat për punëtorët mërgimtarë ishin të mundimshme dhe shpenzuese. Në rast të udhëtimit në Atdhe, u konfiskohej pasaporta, disa syrësh edhe burgoseshin. Kjo u rrezikonte humbjen e punës. Duhej dhënë - në të zezë -, shuma të majme parash, për ta marrë sërishmi dokumentin e udhëtimit. Dhe kjo mund të zgjaste me muaj, madje, me raste, edhe me vite”, potencon ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Publicisti Zeqiraj thekson se, pavarësisht se pluralizmi politik devalvoi shumë nga llojet e informacionit, me motive penalizuese, nofkaxhinjtë shqiptarë, në shërbim të Jugosllavisë, morën udhëzime të reja, kryesisht, në shërbim të Serbisë.

Sipas tij, disa nga nofkaxhinjtë kishin arritur të faktorizoheshin në Mërgatë, kishin zënë pozita në LPK.

“Serbia suprimoi Autonominë e Kosovës dhe shtoi zullumin masiv mbi shqiptarët. Largimet nga puna, kolapsi ekonomik, ishte dramatuik. Sytë u drejtuan nga Mërgata, e cila, në shumicën absolute, tregoi silidaritet, duke ndihmuar, fillimisht, minatorët, pastaj arsimin, shëndetësinë dhe kategori tjera  të njerëzve në nevojë. Ishin pikërisht nofkaxhinjtë, brenda LPK-s, të cilët agjituan dhe sabotuan të gjitha aksionet, për ndihmat materiale për Kosovën dhe, më vonë, edhe vet luftën”, thotë ai.

Ai shton se edhe Milaim Zeka bën pjesë në agjentët e UDB-së.

“Pamëdyshje, se në mesin e të gjithë këtij destruktiviteti, të cilët bënin agjentët e UDB-së, me nofka në gjuhën serbe, bënë pjesë edhe Milaim Zeka, me nofkën "Znaçka", i etiketuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kohë më parë. Por, se fundi, edhe editori i kombëtares "Bota Sot", Xhevdet Mazrekaj, e konfirmon se, nga dyshimi i bazuar në shërbim të Serbisë, e larguam nga puna Zekën. Duke qenë në krye të SHIK-ut, ai ka siguruar të dhëna të bollshme, madje, jo vetëm nofkat e agjentëve të Jugosllavisë, por, edhe veprimtarinë e tyre agjenturore e sabotuese brenda Kosovës. "Kemi arritë të marrim thasë me dokumente sekrete nga Beogradi", - teatroi i ekzaltuar Kadri Veseli. Boçkulla për konsum! Nga Serbia nuk mund të marrësh as edhe një strajcë, trastë me bërllok, mbeturina. Por, e vërteta është se "komandantët" i kapën oficerët shqiptarë të UDB-së, i vunë para alternativës: "Fol ose vdis!" Disa syrësh, të cilët i kishin pasur klientë, dikur, njerëzit me nofka, por, tani, me grada, pasi i volën, i ekzekutuan, për t"u mos u zbuluar, si nofkaxhinj, hafije të UDB-së”, potencon tutje ai.

Ai shton se, ndonjëri nga ata u dorëzua, "në besë", i gatshëm të bashkëpunojë, por, pasi e shfrytëzuan, e volën, për marrje të informacionit të dorës së parë, e "prenë në besë", e ekzekutuan.

“Po citojmë vetëm njërin, me emër, Kllokoçin, për të cilin ka rrëfyer, deri në detaje, hollësira, SHIK-asi Bllaca. Ekzekutimet e oficerëve legalë, zyrtarë të UDB-së, nga nofkaxhinjtë e infiltruar në SHIK, janë tregues faktik, se ata duan t`i zhdukin dëshmitë, provat e krimeve serike, makabre”, thotë ai.

Zeqiraj deklaron se,Milaim Zeka, në cilësinë e gazetarit, me veprimet e tij përçarëse, sidomos në Mërgatë, ka ngjallur dyshimin e bazuar se ai ka qenë dhe mbetët në shërbim të dikujt tjetër, por, jo edhe të Kosovës.

“Dukumentari i tij filmik, kinse, kushtuar Adem Jasharit, vërtet, ishte, enkas, kundër LDK-së dhe Ibrahim Rugovës. Ishte një provokim i rëndë, deri në rrugaçëri, ndaj shqiptarëve. Andaj, mërgimtarët, LDK-ja e bojkotoi në masë. Me keqardhje, në këtë rast ai i implikoi edhe djemtë e Jasharajve, të cilët nuk reaguan ndaj kësaj maskarade. Veç kësaj, 20 minuta kohë filmike, 20 marka bileta, është  konsideruar si shfaqja filmike më e shtrenjtë, madje, për të gjitha vendet dhe kohërat!!! Thjeshtë, ka qenë abuzim me heroin” pohon publicisti.

Zeqiraj më tej shton se, shefi i SHIK-ut Kadri Veseli, në vend të thasëve imagjinarë, gjoja të marrura në rrugë sekrete nga Serbia, ka mbushur blloqet me dëshmi faktike, nga ish-punonjësit zyrtarë shqiptarë të UDB-së.

“Madje, ai ka një pasqyrë komplete, të nofkave dhe bartësve të tyre, në nivel Kosove dhe përtej. Realisht, SHIK-u nuk është pjesë e luftës për çlirim. Ai është një organizim i nëndheshëm, konspirativ, tërësisht ilegal, i paligjshëm, me shtrirje numerike dhe assesi me 92 veta, siç mashtron shefi i kësaj organizate. Në vend të luftës kundër armikut, zbulimit të planeve të tij goditëse, SHIK-u është marrë me hartimin e dosjeve, listimin e kundërshtarëve politikë shqiptarë dhe goditjen e tyre. Prandaj, Kadri Veseli dinë shumë për Milaim Zekën dhe jo rastësisht ia përmendi nofkën "Znaçka", madje, në auditorin e organit më të lartë, siç është Kuvendi i Kosovës. Por, Veseli dinë mjaftueshëm edhe për milaimat tjerë dhe ata nuk janë të pakët. E keqja e madhe është se nofkaxhinjtë e Serbisë, janë katapultuar në shtet e pushtet, në Kosovën tonë, fort të përtokur nga pushtetarët batakçinj”, vazhdon tutje Zeqiraj.

Sipas tij, mesazhi i kreut të SHIK-ut, në rastin konkret, me etiketimin e nofkës "Znaçka" të Milaim Zekës, në fakt, është mesazh edhe për të gjithë nofkaxhinjtë tjerë, në shërbim të të huajve.

“Mesazhi i tij është lehtësisht i lexueshëm: "Mbyllni gojën, se ju njoh "si parën e kuqe". Të "bëmat" e juaja, janë arkivuar në bllokun tim të shënimeve. Dhe, janë valide, të sakta, sepse janë dëshmi nga shefat e UDB-së, njëherësh, padronë të juaj". Por, zoti Veseli u kufizua vetëm me Milaimin, sepse po t`i hapte "thasët e Beogradit", do të mësohej e vërteta, se disa "komandantë" nuk qenkan marrë me luftën, por me kundërshtarët politikë shqiptarë”, thotë ai i cili shton se, shumë kuadro të sotëm, por, edhe njerëz publikë, janë të shantazhuar të dyfishtë.

“Nga Serbia dhe SHIK-u. Duhet hapur dosjet dhe, të paktën, të shantazhuarit nga Serbia, të liroheshin nga pozitat shtetërore e pushtetare, ngaqë vendimmarrja e tyre është në vartësinë e padronëve. Ata janë gjithherë nën presionin shantazhues të Serbisë apo edhe të shërbimeve tjera informative. Dhe, vendimet mund të jenë fatale për Kosovën. Njerëzit e shantazhuar, janë, përjetësisht, të varur nga padroni. Përcjellim publicistët milionerë Baton Haxhiun dhe Milaim Zekën, në sjelljet e tyre fort të dyshimta. Në kulmin e tensioneve për Veriun e Mitrovicës, Batoni thotë "ta lamë të ikë Veriu", "të zhbëhet Gjykata Speciale, të falën krimet e bëra, sepse kanë kaluar 20 vjet dhe krimet janë vjetruar!" Por, krimit nuk i skadon afati asnjëherë. Tandemi Haxhiu dhe Zeka, mbrojnë Hashim presidentin, se ai dhe vetëm ai, duhet t`i udhëheqë bisedimet me Serbinë, edhe pse Gjykata Kushtetuese e tha të kundërtën!”, pohon ai.

Zeqiraj thotë se, këta janë të njëzëshëm në nxitjen e Isa Mustafës dhe klanit të tij, për ta përjashtuar nga LDK-ja Vjosë Osmanin.

“Ndërkohë që gazetarët Haxhiu dhe Zeka, e dinë se më parë meritojnë përjashtime gjithë Kryesia e LDK-së, se sa Vjosa. Me denoncimin që i bëri paligjshmërisë të strukturave drejtuese e vendimmarrëse të LDK-së, ajo i bëri një shërbim të madh të gjithë skenës politike në Kosovë, për ta nismëtuar debatin, konkurrencën, votimin e fshehtë demokratik. Halli i binomit, Haxhiu dhe Zeka, në kërkesat e stërpërsëritura të tyre, për Hashimin kryesues të bisedimeve me Serbinë dhe përjashtimin e Vjosës nga LDK-ja, është edhe halli i Serbisë. Sepse, Hashimi dhe Serbia janë të një mendje për ndarjen e Kosovës. Përjashtimin e Vjosë Osmanit nga LDK-ja, e mirëpret edhe Serbia, sepse, ashtu si Batoni e Milaimi, duan ndarjen e LDK-së. Kjo i konvenon Serbisë, sepse LDK-ja ka qenë dhe mbetet një parti solide, e aftë për kundërvënie Serbisë, në kërkesat e saj absurde, siç është ndarja e Kosovës”, përfundon publicisti Idriz Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat