Ekskluzive: Flet Anton Quni për “Bota sot”, jep detajet e fundit për qeverinë e re – ja çfarë thotë për raportet me Vjosa Osmanin

Politika

Ekskluzive: Flet Anton Quni për “Bota sot”, jep detajet e fundit për qeverinë e re – ja çfarë thotë për raportet me Vjosa Osmanin

Nga: Albulena Jahaj Më: 18 maj 2020 Në ora: 20:57
Anton Quni dhe Vjosa Osmani

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, në një intervistë për ekskluzive “Bota sot” ka treguar gjithçka që bëri të prishet koalicioni i Vetëvendosjes dhe LDK-së, kërkesa e tij ndaj Albin Kurtit në ditën kur po votohej mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

Quni po ashtu ka treguar edhe për raportet e tij të ngushta më Vjosa Osmanin, aktualisht kryetare në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtari i lartë i LDK-së ka folur edhe për qeverinë e re ku ka thënë se ka besim të plot se i mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, me një kabinet të mirë do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisje shumë të mirë, ndërsa ka treguar se tashmë ky i fundit e ka besimin e strukturave të LDK-së, dhe të tjerët do ta mbështesin maksimalisht.

“Bota sot”:  A mendoni se Vjosa osmani I duhet më shumë se kurrë LDK-së, dhe a do e meritonte tashmë Osmani udhëheqjen e LDK-së?

Anton Quni: Unë vlerësoj larte çdo personalitet qe kurdo qe te mbahen zgjedhjet do te marrin iniciativën ti futen garës për te parin e partisë, natyrisht do ta mbështesë atë te cilin e konsideroj te denje për te udhëhequr me LDK-ne.

Ne këtë kuptim, edhe zonja Osmani edhe kolege të tjerë do te inkurajohen nga unë qe ta sfidojnë veten dhe te na bindin për tua dhënë besimin tone.

(Intervistën e plotë me Ministrin e Mbrojtjës, Anton Qunin, do mund ta lexoni nesër në versionin online të gazetës “Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat