Profesori tregon pse qëndrimet mes Osmanit dhe Kurtit janë të afërta

Politika

Profesori tregon pse qëndrimet mes Osmanit dhe Kurtit janë të afërta

Nga: A.SH Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:56
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një deklaratë të saj se qëndrimet më të afërta i ka me kryeministrin Albin Kurti, e kundër presidentit Hashim Thaçi.

Por, këtë deklaratë të saj zyrtarë të LDK-së, nuk e kanë pritur mirë.

Prandaj, në lidhje me këtë profesori Sylejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, kjo deklaratë nga ana e saj s'është aspak për t'u habitur e as tendencioze.

“Deklarata e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, se ka shumë mospajtime me Thaçin e shumë afërsi me Albin Kurtin, s'është aspak për t'u habitur e tendencioze sepse ajo edhe gjatë kampanjës zgjedhore, edhe pas zgjedhjeve me LDK-në, ideologjikisht ka qenë shumë larg me Hashim Thaçin e shumë afër me Albin Kurtin. E tani tjetër punë është se bashkëpartiakët e Vjosa Osmanit të LDK-së ideologjikisht e politikisht e lanë të vetmuar Vjosën duke vepruar e bashkëpunuar me Hashim Thaçin për krijimin e Qeverisë së Hotit”, thotë Mehazi.

Më tutje ai thekson se, Vjosa Osmani jau bëri me dije bashkëpartiakëve të vet se nëse edhe ata do përkrahin mendësinë e Thaçit, ajo do vepronte ndryshe.

“Vjosa duke parë lojërat e pandershme politike të partisë së LDK-së, normale se do përkrahte Kurtin e jo bashkëpunëtorë e Thaçit sikurse që është Isa Mustafa, Haradinaj etj.

Deklarata e hapur dhe e sinqertë e Vjosës kundër Hashim Thaçit ua bën me dije bashkëpartiakëve të vet se nëse edhe ata do përkrahin mendësinë e Thaçit, ajo do vepronte ndryshe, ose do të formonte parti të re politike, ose do i bashkohej LVV-së të Albin Kurtit”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat