AAK flet për LVV-në, tregon arsyjen kryesore se për çfarë do të mbahet mend Qeveria Kurti - Bota Sot
AAK flet për LVV-në, tregon arsyjen kryesore se për çfarë do të mbahet mend Qeveria Kurti

Politika

AAK flet për LVV-në, tregon arsyjen kryesore se për çfarë do të mbahet mend Qeveria Kurti

M.H Nga M.H Më 19 maj 2020 Në ora: 08:36
Ilustrim "Bota sot"

Javën e kaluar është mbajtur mbledhja e Qeverisë në detyrë, ku ministrat i raportuan kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit mbi 100 ditshin e punës së tyre.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është për keqardhje dhe turp trajtimi që i është bërë qeverisë nga presidenti Hashim Thaçi, i cili i cilësoi si “regjim i vjetër”, partitë e tjera politike dhe se qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja.

Nga ana tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, u shpreh që ditët e qeverisë Kurti do të mbahen mend për mashtrim dhe për shkelje të parimeve të tij.

“Qeveria Kurti, 100 ditë jo, por 51 ditë në qeveri dhe 49 të tjera e shkarkuar. Gjithë këto ditë të qeverisë Kurti do të mbahen mend për një qeveri të mashtrimit dhe atë e diplomuar në mashtrim. Qeveri e cila ka shkelur parimet e saja pasi që premtoi se do të flas për bashkimin kombëtar e kurrë nuk e përmendi”, u shpreh Haxhiu.

Më tej, deputetja Haxhiu, numëron disa nga veprimet që sipas saj kanë qenë të gabuara nga ana e qeverisë Kurti, duke përfshirë këtu edhe pranimin e testeve nga Serbia. Sipas Haxhiut, Kurti nuk solli program qeveritar.

Image
Teuta Haxhiu

“Për herë të parë kjo qeveri i shtroi tepihun e kuq Serbisë duke u bërë faktorë ndikues në rrugën që ka Serbia për anëtarësim në BE, duke e paraqitur si shtet humanitar për testet në kohë pandemie duke i pranuar me shumë lehtësim. Qeveria e Kurtit do të mbahet mend edhe për 10 milion euro tjera që ka dhënë për rrymën e shpenzuar nga serbët në Veri të Mitrovicës, do mbahet mend që ndau dy ministritë për listën serbe. Kurti harroi 20 mijë gra të dhunuara, harroi sakrificën dhe kërkim faljen por ishte i gatshëm të takohej me qytetarët serbë pa kërkuar falje. Kurti nuk solli program qeveritar në 51 ditë, ai i stërpolitizoi bordet duke u munduar të i kontrolloj me profesionit të VV-së”, përfundoi Haxhiu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat