Mehmeti: Në LDK janë dy rryma: njëra pro Kurtit, dhe tjetra pro Thaçit

Politika

Mehmeti: Në LDK janë dy rryma: njëra pro Kurtit, dhe tjetra pro Thaçit

Nga: D.B. Më: 19 maj 2020 Në ora: 15:48
Kurti dhe Thaçi

Deklarata e djeshme e Vjosa Omsanit lidhur me afërsinë e saj me Albin Kurtin dhe divergjencat e mëdha që ka me Hashim Thaçin, është edhe një mesazh për kryesine e LDK-së, që në rast se bëjnë koalicion me partitë e PAN, ajo do të largohet nga posti i Kryetares së Kuvendit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Vjosa është e vetëdijshme se ka një mbështetje popullore, andaj e ka guximin për të bërë deklaratat të tilla, e të cilat tashmë po tregojnë se në LDK janë dy rryma: njëra pro Kurtit dhe tjetra pro Thaçit.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, duke ditur se Thaçi është personi më antipopullor në Kosovë, dhe pjesa që e mbështet atë brenda LDK-së natyrisht se është në disavantazh karshi Vjosës që mbështet Kurtin.

“Në një situatë të tillë, nëse LDK futet në zgjedhje me këtë mos unitet, ka gjasa që të përgjysmohet në vota, duke ngelur kështu një parti inferiorë karshi VV-së. I takon Isa Mustafës që mos të qoj kërcënime në adresë të Vjosës pasi kjo i kushton atij dhe LDK, por të unifkojë qëndrimet, q të dëgjojë zërin e anëtarësisë së LDK-së, ndryshe përveç antipatisë për të që do të rritet, dëm të madh do i bëjë edhe vet LDK-së. Sa nuk është vonë Isa të reagojë, ose Vjosa Osmani mund të krijojë fraksion brenda LDK, që do të sfidonte seriozisht Isën për kryetar të LDK-së, dhe komplet gardën e vjetër”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat