Presionet ndaj Kushtetueses, juristi: Në situata të tilla duhet urgjentisht të reagoj Prokuroria e Shtetit

Politika

Presionet ndaj Kushtetueses, juristi: Në situata të tilla duhet urgjentisht të reagoj Prokuroria e Shtetit

Nga: A.SH Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka reaguar ndaj diskursit publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit.

Ajo ka reaguar për ata të cilët po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Blerim Burjani, ka thënë se, në këto raste duhet të reagoj Prokuroria e Shtetit.

“Në situata të tilla të presionit duhet të reagoj Prokuroria e Shtetit, për secilin presion ose përpjekje shantazhi apo formë tjetër të kërcënimit”, thotë Burjani.

Ai shprehet se, për presionin që po i bëhet Gjykatës duhet urgjentisht reagimi i Prokurorisë.

“Prokuroria duhet urgjentisht të reagoj ndaj të gjithë atyre individëve të partisë që mund të ushtrojnë presion ose formë tjetër të paligjshme duke tentuar të ndikojnë në punën e kësaj gjykate”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat